Këshilla & Arsye

January 29, 2018 | 10:55

Prindër mos e teproni me celularin kur jeni në prani të fëmijës

Përdorimi i tepërt i smartfonëve dhe tabletave nga prindërit mund të inkurajojë problemet e sjelljes tek fëmijët. Nje studim i një grupi studiuesish në Universitetin e Ilinoisit ka treguar se përdorimi i tepruar i smartfonëve dhe tabletave nga prindërit mund të ketë një ndikim negativ në sjelljen e fëmijës.

171626170-1200x799

Vëmendje në telefon

Studiuesit shqyrtuan rreth 170 familje me fëmijë të vegjël, për të kontrolluar se sa përdorimi i teknologjisë nga prindërit mund të ndikonte në marrëdhënien e përditshme me fëmijët.
Rreth gjysma e të anketuarve pranuan se komunikimi me fëmijët e tyre është ndërprerë të paktën tri herë në ditë nga tableta dhe smartphoni. Shpesh, duke u përgjigjur në një bisedë apo duke kontrolluar postën elektronike, ne humbasim shumë nga sjellja dhe vëmendja e fëmijës.

Qetësia e të rinjve në rrezik

Ndërthurja e tepërt e teknologjisë në jetën familjare mund të ndikojë në qëndrimin e fëmijës, pasi ato padyshim e dëmtojnë qetësinë e tij. Në veçanti, nga hulumtimi amerikan doli që fëmija mund të bëhej i pabindur, hiperaktiv dhe shumë i vështirë për tu kontrolluar.

Kërkesë për vëmendje

“Nuk është për t’u habitur,” thotë Dr. Leo Venturelli, një pediatër i familjes, nëse fëmija kupton që është lënë pas dore, kur nëna ose babai i tij papritmas nuk kujdesen apo i kushtojnë vëmendjen e duhur sepse janë të hutuar nga telefoni ose tableta. Sjelljet e zbuluara nga studiuesit janë modaliteti që fëmijët zgjedhin për të tërhequr vëmendjen e prindërve”.

Vendosni disa kufij

Për këtë arsye, është mirë që të mos e ekzagjëroni me pajisje të lëvizshme në prani të fëmijës, për shkak të shembullit negativ që i jepet atij edhe nga këndvështrimi arsimor.

Burimi:pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top