E drejta për të patur frikë, është një e drejtë, që shpesh i mohohet fëmijës, madje dhe etiketohet e vihet në lojë: “Iii ti je frikacak”.

Nga Lira Gjika
Pediatre
Kujdes të rritur! Me ndjesitë si frika, që dhe ju vetë nuk dini ta menaxhoni, do të ishtë mirë të ishit të kujdesshëm e të vëmendëshëm.
Studiuesit thonë se, pranimi i të drejtës për të patur frikë, është një e drejtë shumë e rëndësishme, pasi e ndihmon fëmijën të mos shtiret dhe të ketë frikë të pranojë veten.
Prindër, nxiteni fëmijën të artikulojë frikën e tij, pasi ky dialog ndihmon fëmijën, për të qenë më trim kur të rritet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.