Prindër! Kujtoni vazhdimisht se “kënaqësia është premtimi që lidh”. Ajo lidh njeriun me realitetin. Mungesa e kënaqësisë ndërton te fëmija mekanizmat e dhimbjes dhe të bezdisë, e për pasojë, ndërton indiferencën për jetën dhe pse jo dhe urrejtjen për të.
Kënaqësia është e lidhur ngushtësisht me procesin e rritjes. Rritemi duke e përfshirë brenda nesh mjedisin, si fizik ashtu dhe emocional. E brendësojmë, e pasurojmë dhe zhvillojmë botën tonë të brendshme, që më pas ta rizbulojmë mjedisin përsëri në një nivel edhe më të avancuar. E rizbulojmë atë në një nivel të ri që e mundëson vetëm rritja nëpërmjet kënaqësisë. Dhe kënaqësia fillon dhe “tiret” me ushqyerjen e fëmijës, jo atë me zor apo vënd e pa vënd. Me prekjen e butë, siguruese e me shumë kujdes nga nëna e të rriturit e tjerë. Vazhdon me zërin e nënës, jo ai që të tremb e të ngrin gjakun. Me shikimin e nënës, jo ai i tmershmi, që të ngec fjalën dhe të trishton buzëqeshjen dhe duke përfunduar te gjumi, i shoqëruar me një ninullë apo lexim.
Prindër, po t’i kini parasysh këto gjëra, nuk do të kthehet rritja e fëmijës në një barrë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.