Marrëdhënie

August 17, 2016 | 8:24

Prindërimi…Rregullat e arta

Të jesh prind nënkupton shumë. Dhe nëse kësaj i shton edhe cilësitë që duhet të ketë një prind i mirë, atëherë çështja bëhet edhe më përgjithësuese. Fëmija duhet ndjekur në çdo fazë të jetës së tij. Çdo moshë ka problematikat e saj, nevojat dhe veçantitë. Sigurisht, në fazën e parë të jetës nëna ka një rol shumë të rëndësishëm krahasuar me babanë, por kjo nuk do të thotë që përkushtimi duhet të vijë vetëm nga figura femërore. Përkundrazi, këto janë momentet kur prindi mëson të bëjë shumë gjëra. Këshillat e mëposhtme nuk duhen parë si detyra të mundimshme, por si një mundësi për t’u afruar më tepër me botën e fëmijëve dhe për të vendosur një lidhje edhe më të thellë me ta. E nëse jeni baballarë të rinj, një arsye më shumë për të ndjekur këshillat e mëposhtme…

Në fëmijëri

Figura e babait merr, që në fillim të fëmijërisë, një rol thelbësor. Edhe nëse mund t’ju duket banale, ky është momenti më i mirë për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë me beben tuaj. Mbani parasysh që, edhe pse fëmija është në pelena, instinktet e tij janë shumë të zhvilluara. Fakti që i pëlqen të belbëzojë ‘mama’, nuk do të thotë se nuk e adhuron babanë e tij, përkundrazi. Fakti që është i udhëhequr nga marrëdhënia me figurën femërore, nuk është vendimtar. Nëse mami dhe babi duhen dhe mbështesin njëri-tjetrin pa kushte, do të mbizotërojë një ndjesi ngrohtësie ku fëmija do të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur.

Në adoleshencë

Kush është baba, duhet të mbajë mend se ka qenë edhe bir. Ky mesazh duhet t’ju udhëheqë gjatë adoleshencës, moment kur dhe fillojnë përplasjet e para dhe debatet me fëmijët. Fakti që fëmijët në këtë moshë shpesh bëjnë veprime të pakujdesshme dhe të pamenduara, ndodh se ndoshta duan të jenë më të rritur si edhe pak më shumë rebelë përkundrejt figurës që e shohin si pikë referimi, pra babait. Nëse doni të jeni baballarë të mirë, lërini fëmijët të ecin me këmbët e veta, por njëkohësisht bëjuni të ditur se jeni të pranishëm në përditshmërinë e tyre: në takimin e parë, kur ka për të bërë detyra të vështira, apo edhe kur kanë bërë një dëm dhe kanë frikë të shprehen. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është: cili prej nesh nuk e ka ndjerë nevojën dhe ndihmën për babanë?

Në rini

Nuk mund të jesh baba i mirë, nëse nuk mirëkuptoni fëmijët tuaj. Kemi parë se si në adoleshencë, babai është ai që këshillon në momentet e vështira dhe shumë shpesh na mbështet edhe materialisht duke na larguar nga telashet. Por kur rriten, një baba i mirë është ai që dëgjon dhe këshillon pa ndërhyrë. E keni parasysh këngën “Father and Son”, nga Cat Stevens? Në këtë këngë babai dhe djali vendosen përballë njëri-tjetrit dhe dialogojnë. Këshilla për ju është: dëgjojeni këtë këngë, për të kuptuar edhe më qartë se një baba i mirë është një baba që dëgjon në çdo fazë të jetës fëmijët e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top