“Unë thjesht nuk e kuptoj se si ata mund ta bëjnë këtë për një fëmijë.” Kështu është shprehur një nënë nga Florida, Christina Fisher, foshnja e së cilës ka lindur me sindromin “Treacher Collins”.
“Ju doni të mendoni mirë për njerëzit, por ka moment si këto që ju bëjnë të humbni besimin në “njerëzillëk”. Ata ishin me mua në çdo moment. Por kur panë se Abigail nuk ishte e përkryer, ata u larguan”, thotë Fisher, e cila gjithashtu ka një vajzë 18-vjeçare me emrin Deborah
“Unë thjesht nuk e kuptoj se si ata mund ta bëjnë këtë për një fëmijë”, shton ajo.
Tashmë që ajo po e rrit vetë vajzën thotë: “Sinqerisht, ata humbën, sepse vajza ime është fëmija më i bukur dhe më i lumtur në planet. Ajo është e përkryer, dhe unë vetëm ndihem keq që ata nuk mundën të shihnin se. … Ajo është me të vërtetë e mahnitshme.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.