Posta

May 4, 2016 | 7:16

Prindërit e mi të divorcuar refuzojnë të jenë së bashku në dasmën time

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Jam 30 vjeç, prej 4 vitesh. E martuar, me dy fëmijë. Nga vështirësitë ekonomike nuk kemi mundur të bëjmë një dasmë dhe vetëm tani na u krijua mundësia për një ceremoni festive. Kjo është një dëshirë e bashkëshortit tim, por unë hezitoj pasi prindërit e mi të divorcuar prej 15 vitesh nuk duan të jenë së bashku në dasmën time. Gjendem në një situatë shumë të vështirë. Si më sugjeroni të veproj? Egla.R

Përgjigjie: Më vjen keq që prindërit e tu janë divorcuar dhe mbi të gjitha që nuk kanë një marrëdhënie bashkëpunuese, sidomos në kësisoj rastesh, dasmën tënde, që është ndër ditët më të bukura. Është e vështirë që të organizosh një dasmë ku prindërit nuk janë prezent, kjo ndoshta mund të krijojë tek ty shqetësimin se çfarë do të mendojnë të tjerët, ose të bëjnë të ndihesh vetëm, e bëjnë dasmën jo të plotë. Por mendo për një moment sikur prindërit të ishin të dy atë ditë dhe të lindte një konflikt, ose ata t’i mbanin mëri njëri-tjetrit, nuk do të të lëndonte kjo gjithashtu? Në këtë rast mendoj se duhet të pranosh zgjedhjen e prindërve të tu, le të vijë ai prind që ndihet më mirë. Një gjë është e sigurt, që për këtë nuk është aspak faji yt. Këto janë vendime që nuk kanë të bëjnë me ty, por veprime dhe përgjegjësi që i takojnë prindërve të tu, të cilët janë mjaft adultë për të parashikuar pasojat. Unë të këshilloj ta konsiderosh dhe të shikosh të gjitha gjërat e tjera të bukura dhe pozitive që mund të të dhurojë kjo dasmë. Nëse marrëdhënia e tyre ka qenë dhe është problematike, atëherë është mirë që të fillosh të pranosh këtë realitet. Nuk është e lehtë, por tani është radha dhe dita jote. Krijo familjen tënde dhe asnjë gjë nuk mund të të pengojë për këtë, as “kapriçot” postdivorc të prindërve, që kanë zgjedhur të jenë kështu, ti nuk mund t’i ndryshosh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top