Në fokus

July 12, 2017 | 9:18

PRINDËRIT E VETËM, prirje në shumë vende

Portrait of mother with son (6-7)

Nëna, është mbrojtësja kryesore e shëndetit, edukimit, intelektit personalitetit, karakterit dhe ekuilibri emocional të çdo fëmije. Meqë fëmijët përfaqësojnë brezin e ardhshëm, atëherë gratë që i edukojnë
ata, pra nënat patjetër që meritojnë respekt, nderim dhe mbështetje. Ndonëse bota moderne e paraqet jetën e nënës në mënyra nga më të ndryshmet, fëmijë janë një bekim nga Perëndia dhe mund të
jenë burim lumturie pë prindërit.

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Shkrime nuk janë të verbra  para realitetit të jetës së nënave. Jeta sot dokumenton shumë nga sfidat e marrëdhënies dhe stilit të prindërimit të tyre. Një nga detyrat e shumta të nënës është që të edukojë fëmijët e saj.
Fjalët e para dhe formulimin e shprehjeve zakonisht fëmija i mëson nga nëna. Prandaj, shpesh gjuha e parë që mëson njeriu quhet gjuha e nënës. Në përgjithësi, nëna kalon më shumë kohë sesa babai me fëmijët, prandaj ajo mund të luajë rolin kryesor si mësuese dhe si disiplinuese. Psikologët klinicistë dhe ata të shëndetit mendor, kryesisht në botë, vënë në dukje se numri i nënave të vetme “e tejkalon shumë atë të baballarëve të vetëm”. Për këtë   arsye, këta artikuj flasin kryesisht për familje me nëna të vetme. Megjithatë, parimet e trajtuara zbatohen njësoj edhe për baballarët e vetëm. Sot, në shumë shoqëri, familjet me një prind janë bërë një veçori e dukshme dhe e vazhdueshme. Ndërkohë që struktura tradicionale, e përbërë nga burri, gruaja dhe fëmijët, po zëvendësohet nga forma të tjera të jetës familjare, demografë dhe sociologë në shumë vende të botës përpiqen të gjejnë shkakun.

Përse ndodh kështu?

Disa studiues thonë se kjo është pasojë e zgjedhjeve që bëjnë njerëzit lidhur me mënyrën se si e jetojnë jetën brenda një ambienti ndryshimesh  ekonomike, kulturore dhe shoqërore. Në shumë vende, muzika, filmat dhe zbavitjet e përhapura po i keqësojnë edhe më shumë gjërat, pasi ato përqendrohen në uljen e vlerave të
institucioneve që sjellin një ndjenjë qëndrueshmërie, siç janë martesa
dhe familja.
Le të shqyrtojmë disa prej këtyre ndryshimeve, si dhe zgjedhjet që bëjnë njerëzit. Presionet e jetës ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në
jetën e njerëzve. Ajo që ndodh jashtë mureve të shtëpisë së tyre, ndikon
tek ata në çdo orë të ditës. Koha që më parë përdorej për aktivitetet
e familjes, tani kalohet duke kërkuar në internet, përpara televizorit, në
telefon, në makinë, duke rendur sa në  
një aktivitet në tjetrin. Po ashtu, presionet ekonomike ushtrojnë një ndikim të fuqishëm. Komoditetet e botës moderne e kanë një çmim, kështu që numri i prindërve që iu duhet të punojnë po rritet. Jeta në një shoqëri ku është e mundur të ndryshosh
punën ose vendbanimin ka bërë që shumë njerëz të jetojnë e të punojnë larg mbështetjes së rrethit familjar, madje në disa raste edhe larg bashkëshortes. Vendimet e prindërve lidhur me të qenit nënë dhe me rritjen e fëmijëve kanë një ndikim të thellë e të qëndrueshëm në jetën e në karakterin e fëmijëve. Këto vendime duhet të merren me kujdes, pasi mund
të sjellin ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës së prindërve. Ato përfshijnë pyetje të tilla, si: a duhet të shkojë nëna në punë? Nëse po, sa
duhet të punojë? Kush do të kujdeset për fëmijët kur nëna është në punë?
Përfundimisht, prindërit duhet të bëjnë atë që besojnë se është më e
mira për fëmijët e tyre.

 

Modeli i nënave tona

Modeli i vjetër i nënave adoleshente, të pamartuara, që në vendet e zhvilluara jetonin me përkrahje sociale, nuk u përshtatet medoemos
nënave të vetme të kohës sonë. Të jesh nënë e pamartuar, tani nuk
është diçka dhe aq e turpshme, madje paraqitet si diçka tërheqëse
nga njerëzit e famshëm që imitohen arsye, këta artikuj flasin kryesisht për
familje me nëna të vetme. Megjithatë, parimet e trajtuara zbatohen njësoj
edhe për baballarët e vetëm. Sot, në shumë shoqëri, familjet me një prind janë bërë një veçori e dukshme dhe e vazhdueshme. Ndërkohë që struktura tradicionale, e përbërë nga burri, gruaja dhe fëmijët, po zëvendësohet nga forma të tjera të jetës familjare, demografë dhe sociologë në shumë vende të botës përpiqen të gjejnë shkakun.

Përse ndodh kështu?

Disa studiues thonë se kjo është pasojë e zgjedhjeve që bëjnë njerëzit
lidhur me mënyrën se si e jetojnë jetën brenda një ambienti ndryshimesh
nga të tjerët. Përveç kësaj, shumë gra janë më tepër të arsimuara dhe
më të afta për të mbajtur veten, kështu që martesa nuk përbën më një kusht ekonomik për të qenë nënë. Disa nëna të vetme, sidomos ato që
janë rritur nga prindër të divorcuar, qëndrojnë të pamartuara, sepse
nuk duan që t’i bëjnë fëmijët e tyre të provojnë dhimbjen që ndien, kur
sheh njërin prind të braktisë familjen. Disa gra të tjera bëhen nëna të vetme
për shkak se i braktisin, jo sepse zgjedhin të jenë të tilla. “Të jesh prind i vetëm zakonisht nuk është çështje e një zgjedhjeje egoiste apo të vullnetshme”. Po, është e mundur që t’ia dalësh mbanë me sukses në
këtë garë vrapimi me pengesa të jesh nënë. Vetë jeta dhe shpresa e të jetuarit, të jep këtë siguri, e cila ngushëllon se, përpjekjet e nënave të
palodhura dhe vetëmohuese, të cilat besojnë tek ai, nuk do të jenë të kota.
Nënat që zhvillojnë një marrëdhënie personale e më të ngushtë me
fëmijën, gjejnë lehtësim nga premtimi i tij për t’i dhënë forcë të ardhmes
së tyre. Nënat ndihmojnë gjithnjë në modelimin e personalitetit të fëmijëve,
zhvillimin e karakterin e tyre në jetë. “Roli i nënës është jetësor kur flitet
për nxitjen e inteligjencës dhe të kureshtjes së fëmijës, si dhe për zhvillimin e fantazisë së tij ose të saj.

Nënat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin, edukimin, personalitetin
dhe në ekuilibrin emocional të çdo fëmije”. Kjo është ajo që trumbetohet
shpesh në shumë Samite Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top