Nëse prindërit janë hiperprotektivë me fëmijët e tyre, ata rrezikojnë të kenë fëmijë depresivë. Një konstatim ky i përftuar nga një studim i kryer në Amerikë dhe i publikuar në një nga gazetat më të famshme të studimeve mbi familjen dhe fëmijët. U ekzaminuan 297 të rinj, të cilët përgatiteshin për të hyrë në universitet, duke iu kërkuar se cila ishte sjellja e nënës së tyre në lidhje me ata. Përjetimet e rrëfyera prej tyre u vlerësuan nga pikëpamja psikologjike dhe prindërit e etiketuar si hiperprotektivë kishin fëmijë më të prirur ndaj simptomave të depresionit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.