Nëse prindërit janë hiperprotektiv me fëmijët e tyre ata rrezikojnë të kenë fëmijë depresiv. Një konstatim ky i përftuar nga një studim i kryer në Amerikë dhe i publikuar në një nga gazetat më të famshme të studimeve mbi familjen dhe fëmijet.
U ekzaminuan 297 të rinj të cilët përgatiteshin për të hyrë në universitet duke iu kërkuar se cila ishte sjellja e nënës së tyre në lidhje me ata. Përjetimet e rrëfyera prej tyre u vlerësuan nga pikëpamja psikologjike dhe prindërit e etiketuar si hiperprotektiv kishin fëmijë më të prirur ndaj simptomave të depresionit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.