Në fokus

January 5, 2019 | 8:08

Prindërit kanë rolin kryesor që fëmijët të kuptojnë fuqinë e optimizmit

Rëndësia e sjelljes pozitive lind me fëmijën, por aktivizimi dhe vënia në pah e kësaj vlere, varet nga prindërit. Duke nisur nga mosha 5 vjeç, të vegjlit arrijnë të kuptojnë se ndjehen më mirë pas mendimeve pozitive, por e kanë ende të vështirë si ta shfrytëzojnë atë, edhe në situata negative, për shembull kur rrëzohen apo lëndohen.

Në të tilla raste niveli i optimizmit dhe shpresës së prindërve ka një rol thelbësor në aftësitë e fëmijës për të kuptuar këto fuqi.

Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit Davis të Kalifornisë dhe është publikuar në revistën shkencore Child Development. Sipas autorëve të studimit, konfirmohet kështu roli i prindërve për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë si ta shfrytëzojnë dhe ta përdorin mendimin pozitiv më mirë, edhe kur gjerat janë të vështira.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top