Një studim i botuar në “Journal of Neuroscience”, ka nxjerrë në pah që lidhjet në disa zona të trurit, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e shqetësimeve të ankthit, mund të trashëgohen. Studimi është bërë me një numër të caktuar majmunësh. Edhe pse studimi duhet bërë te njerëzit, ka mundësi të mëdha që ata të vërejnë të njëjtin rezultat.
Duke analizuar të dhënat, studiuesit kanë dalluar se “temperamentet ankthiozë” të majmunëve trashëgohen nga prindërit në 30% të rasteve: në veçanti ata dalluan lidhje të njëjta nervore mes dy zonave të amigdalës.
Sipas studiuesve: “Kërkimi ynë tregon në mënyrë mjaft të sigurt që kjo veçanti e qarqeve nervore kryen një rol të madh në zhvillimin e ankthit në fëmijërinë e hershme. Kjo gjë mund të na ndihmojë të zhvillojmë strategji të reja për të ndihmuar njerëzit që të largojnë ankthin”.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.