Këshilla & Arsye

January 15, 2018 | 9:21

Prindërit me fëmijë me aftësi të kufizuar

1

Është shumë e rëndësishme asistimi dhe mbështetja e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, si fizike dhe mendore. Ky asistim merr vlerë më të madhe, veçanërisht në çastin kur prindërit mësojnë për kufizimin e fëmijës së tyre.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Reagimet e prindërve në këto çaste karakterizohen nga konfuzioni. Ata ndjejnë njëherazi ndjenja të kundërta, si: faji, mohimi, dhembshuria, mosbesimi, agresiviteti, dyshimi dhe ajo që është më problematikja është pafuqia e tyre për të besuar dhe përballuar këtë kufizim.

Roli i specialistit është të luftojë kundër ndjenjës së fajit dhe pyetjes së tmerrshme “pse mua, apo, pse fëmija im? Por këto janë ato që duken. Ajo që është e padukshmja dhe kryesorja, të cilën specialisti duhet ta ketë në konsideratë, por nuk duhet ta prekë drejtpërdrejt është marrëdhënia e çiftit, ku akuzat dhe kundërakuzat, të heshtura dhe jo, janë bërë lajtmotiv i marrëdhënies burrë-grua.

Pra, detyra e specialistit është që t’u japë të drejtë për gjithçka që ata ndjejnë, duke u shpjeguar se nuk është ajo ndjenja e vërtetë, por pasojë e një periudhe kalimtare të trazuar, që me kurajo dhe besimin te specialisti i përzgjedhur do të ndryshojë.

Specialisti ka për të detyrë të “shkundë” prindërit që ata të mos mbeten peng i situatës që përjetojnë por, pa humbur kohë, të ndihmojnë fëmijën e tyre. Ata kanë një rrugë të gjatë për të përshkuar, si çdo prind tjetër, por me një karakteristikë të veçantë, se fëmija i tyre e ka më të vështirë komunikimin me veten për shkak të kufizimit të tij. Lidhja e tyre me fëmijën do të jetë në kushtet specifike që dikton kufizimi, por kjo nuk do të thotë që fëmija nuk mund të bëhet zot i vetes së tij. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top