“Babi im është më i forti, më i zoti dhe më i miri! Do t’i them mamit unë.. ma ka bërë mami” …
Këto shprehje tipike fëmijësh, tregojnë diçka shumë të madhe, besimin dhe shpresën që ka fëmija tek prindërit e tij. Ai beson se ata janë më të mirët në botë. Familja, prindërit janë mbrotja, mbështetja, ekzistenca dhe modeli i fëmijës. Fëmija nuk ka krenari tjetër përveç asaj që i jep familja.
Pra, prindërit duhet ta dinë mirë, përpara se të kërkojnë nga fëmijët e tyre, t’i kryejnë ata vetë shumë mirë detyrat e tyre dhe sidomos të jenë të vëmëndshëm për sjelljen dhe etikën që përdorin.
Ashtu siç kërkojnë të nderohen nga fëmija i tyre, po ashtu edhe ata duhet ta nderojnë atë.
Qëndrimi i tyre, prindërve, ndaj vetes, ndaj punës, ndaj shoqërisë, ndihmojnë ose pengojnë fëmijën në marrëdhënie me veten, tjetrin dhe jetën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.