Kur Ellie ishte tre vjeç, ajo filloi të vishte fustane. Në fillim, prindërit menduan se kjo ishte një mënyrë loje e djalit të tyre.
“Ne me të vërtetë vetëm menduam se djali ynë i pëlqente fusatnet dhe ndjehej vetvetja. Dhe ishim në rregull me këtë. Mendonim se kjo ishte rruga e tij”, shpjegon Vanessa Ford, mami i Ellie-së.
Duke filluar rreth moshës katër, Ellie “vazhdimisht dhe vazhdimisht” u thoshte prindërve të saj se ajo ishte një vajzë, në shumë mënyra.
“Unë nuk jam një djalë. Unë jam një vajzë. Unë jam një vajzë në zemrën time dhe trurin tim”, rrëfejnë prindërit.
Prindërit e Ellie nënvizojnë se pranimi dhe mbështetja është një parashikues i sigurisë së një fëmije.
“Ne nuk shohim asgjë” të keqe “me vajzën tonë”, përfundojnë ata letrën e tyre.
“Kjo është mënyra se si fëmija ynë ka lindur dhe ne e duam atë … dhe shpresojmë se komuniteti përrreth në shkollë, grupe loje etj, do të bëjnë këtë “, thonë ata.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.