Të gjithë të rriturit e dinë, që sheqeri duhet përdorur me shumë kujdes dhe sidomos te fëmijët. Madje është mirë të evitohet, pasi është i mjaftueshëm sheqeri, që kanë vetë ushqimet, si buka qumështi apo frutat.
Në medie dhe kudo flitet për problemet serioze të shëndetit, që fillojnë me ushqyerjen e keqe dhe pa kriter e kontroll. E megjithatë vazhdimish shohim të rritur, që u blejnë fëmijëve karamele, lëpirse, patatina e të tjera gjëra si këto, pa asnjë lloj rregulli dhe kujdesi. Madje nuk interesohen as për datën e skadencës apo sasinë e sheqerit.
Edhe pse dinë, apo dëgjojnë për dëmet, vazhdojnë njëlloj.
Çfarë është kjo sjellje e të rriturit, e prindit? Kjo është dashuria apo përgjegjësia që i rrituri, apo prindi ofron?
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.