Shqetësimet kryesore te femrat kanë të bëjnë me praninë e fobive sociale:
Ndjenjë turpi kur flasin me autoritet, kur janë para një audience, kur ndihen të vëzhguara teksa punojnë, kur hyjnë në një ambient ku të tjerët janë të ulur tashmë, kur janë në qendër të vëmendjes, kur shprehin pakënaqësi apo mosmiratim me një person me të cilin nuk kanë konfidencë apo kur organizojnë një festë.
Shqetësimet kryesore të meshkujve janë:
Të përballen me situata të reja dhe të papritura, të krijojnë shoqëri të reja, të hapin një bisedë, të kërkojnë informacion nga të panjohur, të ndërmarrin role të pazakonta për ta, siç mund të jetë pjesëmarrja në një juri etj. Dallimet vihen re edhe në mënyrën e të jetuarit të marrëdhënieve në çift. Si meshkujt ashtu edhe femrat janë mjaft pesimistë dhe disfatistë teksa kërkojnë të ruajnë marrëdhënien. Megjithatë, teksa meshkujt janë më fatalistë dhe kur shohin se gjërat nuk shkojnë si duan ata, kanë tendencën për të hequr dorë, femrat janë më luftarake dhe bëjnë çdo gjë të mundur për ta ruajtur marrëdhënien. Në përgjithësi, mes personave që kanë këtë ndjenjë ibinizmi, prania e divorceve është më e lartë.
Sa më larg ‘reflektorëve’
Kush frenohet (inibizohet) shfaq sjellje tipike jo – verbale, të cilat karakterizohen nga një ndjenjë turpi që nuk i lejon të kenë marrëdhënie sociale. Duan të jenë sa më pak në qendër të vëmendjes, flasin me zë të ulët dhe pak, shmangin shikimin e drejtpërdrejtë, ulen në qoshet më të errëta kur shkojnë nëpër festa ose kur ulen në tryezë, shfa – qin shenja të dukshme sikleti dhe nervozizmi, siç mund të jenë: skuqja, pickimi apo prekja e shpe – shtë e fytyrës, fërkojnë gishtërinjtë e dorës me nervozizëm. Të gjitha këto tipare të personalitetit konside – rohen negative nga shumica e njerëzve, por është e nevojshme të kuptojmë se personaliteti i këtyre njerëzve ka dhe aspekte pozitive. Në fakt, personat e ndrojtur janë më të ngadaltë në përpunimin e informacioneve dhe stimujve që vijnë nga mjedisi, e gjithashtu në gjendje që t’i përpunojnë në një nivel më të lartë, në mënyrë më inteligjente dhe të ndjeshme. Disa nga per – sonalitetet më të mëdhenj të historisë si Nietz – sche apo Marksi shfaqnin ndjenja të mëdha turpi ndaj situatave sociale. Hapi i parë është vlerësimi i pikave të forta që e karakterizojnë një njeri të ndrojtur, në mënyrë që ndihma të jetë sa më frytdhënëse. Duhet t’u mësojmë të shprehin mendimin e tyre, duke e vlerësuar atë, në mënyrë që t’u rritet vetëvlerësimi, të mës – ojnë të duan vetveten. Duhet të kuptojmë se të gjithë jemi të ngjashëm dhe të ndryshëm njëkohësisht dhe gjithsecili nga ne ka pikat e tij të forta apo të dobëta. Një aspekt tjetër tepër i rëndësishëm për të dalë nga ky lloj ngërçi është eksperimentimi i forma – ve të ndryshme të artit në grup, siç është teatri, këndimi, recitimi, të cilat ndihmojnë shumë në luftën ndaj ndjenjave të turpit dhe inibizmit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.