Në fokus

May 8, 2017 | 10:23

Problemet e rënda në çift, faktor kryesor papunësia

“Kur varfëria hyn nga dera, dashuria del nga dritarja” qëndron një shprehje. Humbja e punës së bashkëshortit në veçanti, por jo rrallë herë edhe të bashkëshortes mund të shkaktojë tendosjen e marrëdhënieve midis partnerëve.

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Në studion e psikologjisë ku punoj, ka plot raste të tilla, ku situata ka degraduar pikërisht nga papunësia, e kjo përcillet më keq kur i papuni është burri. Një nga historitë në emisionin “Me Zemër të Hapur” divorci i një infermiereje kishte ardhur si pasojë e papritur e largimit nga puna të bashkëshortit. Ndodh që në çift mund të fajësojnë njëri-tjetrin për mosshkurtimin e shpenzimeve, se duhet kohë që të kthehet sërish në punë, papunësia është problem si sëmundja e gangrenës, mund të shkaktojë uljen e përkushtimit ndaj partnerit. Përveç kësaj, shumë njerëz zgjedhin forma të gabuara për t’u përballur me shkallën e lartë të stresit, siç mund të jenë abuzimi me alkoolin, e përkthejnë stresin në irritime të herëpashershme, gjë që shkakton edhe rritjen e diskutimeve, debateve në çift dhe dhunës në familje. Sipas studimeve, niveli i ulët ekonomik mbetet një nga faktorët e dhunës së ushtruar në familje. Në të njëjtën kohë, rritja e stresit financiar mund të përshkallëzojë edhe më tej problemet që çifti mund t’i ketë patur edhe më përpara, duke agravuar kështu mungesën e komunikimit midis partnerëve, kjo në qoftë se njëri nga partnerët mbyllet dhe tërhiqet emocionalisht. Në përgjithësi bashkëjetesa e çiftit, por edhe në tërësinë e komunitetit ku individi është pjesë, papunësia shkakton ndjenja turpi, ulje të vetëvlerësimit dhe me ndikimin e mëtejshëm në marrëdhënie, sa më gjatë të përjetohen në kohë, aq më të mëdha janë gjasat e shfaqjes së depresionit. Gjithashtu mungesa e burimeve financiare sjell privimin e gjetjeve të situatave romantike me njëri-tjetrin dhe kohën që çiftit i nevojitet të kalojnë së bashku, faktor me rëndësi ky për një marrëdhënie të shëndetshme në çift.

1

• Frika që shkaktohet nga ata të cilët kërkojnë punë.

• Frika nga jo përvoja

• Frikë nga e panjohura

• Mendimi se nuk është ekspert i ndonjë fushe

• Kriteret e moshës

• Bindja paraprake se nuk do e fitosh vendin e punës

• Orët e shumta të punës dhe paga e pamjaftueshme

 

KËSHILLA:

Mendësia jonë e mban fort vlerësimin e rolit të punës, shenjat e jashtme të statusit, pasurisë dhe arritjen kulmore, duke i dhënë një rëndësi deri diku jetike statusit e nivelit të punës. Ndaj nuk është për t’u habitur se normat e ankthit dhe çrregullimet mendore janë në rritje. Ndikimet si pasojë e papunësisë shfaqen në disa sfera të jetesës së individit dhe shoqërisë. Gjatë kohës ku mund të jeni i papunë, mirë është të merreni me ndonjë ushtrim fizik. “Çdo gjë që e mban njeriun në lëvizje, ndihmon për t’u çliruar nga ankthi. Por marrëdhëniet me njëri-tjetrin janë kura më mirë. ”Këshilla e dr.Rothenberg është të mos e mbash të fshehur gjendjen tënde. Tregoji të tjerëve se je duke kërkuar punë, sepse kurrë nuk i dihet se kush mund të ndihmojë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top