Në fokus

September 24, 2019 | 13:11

Problemet në çift pas lindjes shkaktojnë probleme emocionale tek fëmija

Ankthi dhe stresi në shtatzëni dhe problemet në çift pas lindjes së fëmijës mund të shkaktojnë probleme emocionale dhe të sjelljes tek fëmija gjatë 24 muajve: nga tendenca e tepruar për të qarë tek tekat, si dhe vështirësi për të qëndruar në këmbë. Kjo u zbulua nga një studim të botuar në revistën Development & Psychopathology të kryer në universitetet e Kembrixhit, Birminghamit, Nju Jorkut dhe Leiden.

Kritikat dy vitet e para të jetës

Duke ndjekur 438 çifte nga shtatzënia deri në përfundim të vitit të dytë të jetës të fëmijës, studiuesit zbuluan se nëse problemet emocionale të nënës në shtatzëni ndikojnë në temperamentin e foshnjës në një afat të gjatë, kjo ndodh edhe për problemet e çiftit pas lindjes. Problemet që mund të lindin në mesin e prindërve të rinj qysh në muajt e parë të jetës së fëmijës e bën atë më tekanjoz, të ketë tendencë për të qarë më shumë, të mërzitur dhe të acaruar por edhe më të frikësuar dhe më të lidhur me prindërit gjatë dy viteve. Sipas autorëve, studimi sugjeron rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme tek çiftet  si para dhe pas lindjes, veçanërisht për fëmijën e parë, për të promovuar një zhvillim të saktë emocional dhe të sjelljes së fëmijës.

Fëmijët asimilojnë tensionet dhe shprehjet

Studimet e mëparshme kishin nxjerrë në pah efektet e problemeve pas lindjes në mirëqenien emocionale dhe psikologjike të fëmijëve. Kur prindërit bëhen nervozë dhe të tensionuar, fëmijët preken nga zhvillimi i shqetësimit dhe ankthit. Ky kushtëzim emocional mund të gjendet në çdo moshë, por sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më e lehtë është për një arsye të thjeshtë: pa vetëdije prindërit lidhen me fëmijët shumë më tepër përmes pamjes, shprehjeve të fytyrës dhe kontaktit fizik , pra një lloj komunikimi jo-verbal, jo me fjalë. Kjo mënyrë e bashkëveprimit është më e theksuar kur fëmijët nuk janë ende në gjendje të flasin dhe  komunikojnë vetëm me gjeste dhe veprime. Pra mjafton të mos buzëqeshni apo të mos tregoheni aq të butë dhe shqetësimi juaj kalon tek të vegjlit.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top