Posta

October 7, 2016 | 7:48

Problemet në punë

Punoj në një kompani private prej disa vitesh, me një grup kolegësh dhe secili prej nesh ka përgjegjësi për projektet e paracaktuara. Prej disa kohësh, klientët e mi kanë shumë kërkesa dhe për pasojë koha që kaloj me ta dhe në mbledhje ka pakësuar prezencën time në zyrë. Ka disa muaj që disa kolegë janë ankuar për mungesën time, duke ditur që ky ndryshim i imi nuk është i qëllimtë. Jam e shqetësuar për këtë gjë se ngarkesa ime është e kuptueshme dhe nuk shoh arsye për pretendime të tilla midis kolegësh. A është e mundur që edhe mes të rriturve të ndodhin qejfmbetje dhe ankesa të tilla? Herë ndihem keq e herë më duket qesharake sjellja e tyre. A duhet t’i jap rëndësi?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Në përgjithësi hatërmbetjet janë pjesë shumë e natyrshme e marrëdhënies: mund të jenë racionale ose jo. Në rastin tuaj do të isha shqetësuar. Nëse dikujt nga kolegët tuaj i mbetet qejfi që ju nuk jeni prezente, do të thotë se ai apo ajo ndoshta nuk e merr parasysh angazhimin që ju keni dhe faktin se mungesa juaj nuk është e qëllimshme. Po, po, edhe të rriturve mund t’i mbetet qejfi, por nga rëndësia e argumentit duhet të jetë e ndryshme nga ajo e një fëmije. Unë mendoj që, për sa kohë ju i respektoni kolegët, miqtë apo këdo që e vendosni në raportet sociale që keni, atëherë çdo gjë shkon mirë. Nëse ju nuk i respektoni, sjellja juaj ndaj tyre është e papërshtatshme, bëni premtime pa analizuar nëse mund t’i mbani dot apo jo, etj, atëherë shqetësimi është më i rëndësishëm dhe ia vlen të analizoni raportet tuaja dhe të merrni vendime për të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top