Mirëqenie

December 14, 2017 | 10:31

Problemet që has lëkura në dimër

1

Moti i ftohtë mund të ketë një ndikim të madh në lëkurën tuaj. Me rënien e ndjeshme të temperaturave, njësoj ulet dhe sasia e hidratimit të lëkurës, e cila mund të çojë në të ashtuquajturin winter rash “acar dimëror”.

migenaKy tipar përshkruan zonën e lëkurës së irrituar, që më shpesh shkaktohet nga tharja ekstreme e lëkurës. Edhe nëse keni lëkurë normale dhe të shëndetshme gjatë pjesës tjetër të vitit, ju mund të prekeni nga acarimi dimëror në periudhën e ftohtë të vitit. Pjesa më e madhe e personave që jetojnë në zona ku temperaturat janë shumë të ulëta, e kanë përjetuar një situatë të tillë në lëkurë, të paktën një herë. Pa trajtimin përkatës dhe disa ndryshime në stilin e jetesës, problemet me lëkurën tuaj mund të zgjasin gjatë gjithë dimrit. Fatmirësisht ka mënyra për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar gjatë gjithë vitit.

Shenjat e acarimit në dimër:

• skuqje

• ënjtje

• kruarje

• ndjeshmëri dhe luspëzim

 • puçrra dhe vezikula të vogla Rash winter mund të prekë një zonë të caktuar të trupit tuaj, shpeshherë këmbët, duart ose parakrahët, por në raste të tjera mund të jetë i përhapur në të gjithë sipërfaqen. Faktorët e rrezikut për t’u marrë në konsideratë Kushdo nga ne mund të shfaqë probleme të tilla, por ka persona që janë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve. Ju keni më shumë shanse për t’u prekur nëse vuani nga:

• ekzema

• rosacea

• dermatiti

•alergji të ndryshme 

• astma

• lëkura tepër e ndjeshme

Shkaqe të mundshme të problemeve të lëkurës në dimër

• Shtresa e jashtme e lëkurës tuaj përmban yndyrë natyrale dhe qeliza të vdekura, të cilat mbajnë ujin në brendësi. Kjo ndihmon në mbajtjen e lëkurës të butë, të hidratuar dhe të lëmuar.

• Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë negativisht në lëkurë, pasi ajri i ftohtë, lagështira e ulët dhe era me shumë intensitet, mund të heqin nga lëkura hidratimin aq shumë të nevojshëm. Në të njëjtën mënyrë, ngrohja e tepërt dhe dushi me ujë shumë të nxehtë në ambientin e brendshëm, mund të ndikojë në të njëjtën mënyrë.

• Situatat me temperatura ekstreme, shkaktojnë humbjen e yndyrës natyrale në lëkurë. Një veprim i tillë largon hidratimin, duke na shfaqur një lëkurë të thatë dhe me shumë mundësi një acarim dimëror. Trajtimi i një acarimi dimëror Shumica e këtyre trajtimeve janë pa shumë kosto dhe nuk kërkojnë recetë mjekësore. Për shembull:

• Hidratuesit janë hapi i parë i mbrojtjes në temperaturën e ftohtë. Aplikoni hidratues disa herë në ditë, sidomos menjëherë pas banjës dhe larjes së duarve.

• Vazelina është një hidratues shumë efektiv.

• Vajrat natyrale, si vaji i ullirit apo vaji i kokosit mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar.

• Pomadat me kortizonikë, të cilët mund të merren duke u konsultuar me mjekun për mënyrën e përdorimit, mund të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, kruarjes dhe inflamacionit.

Parandalimi i një acarimi dimëror

• Investoni në lagështues ajri, për ambientet ku jetoni e punoni.

• Lahuni më rrallë dhe evitoni larjen me ujë tepër të nxehtë.

• Përdorni sapunë natyralë me përmbajtje glicerinë, gjalpë shea apo vaj ulliri.

• Mbroni duart tuaja, duke veshur dorashka në momentin që dilni jashtë. Vendosni doreza mbrpjtëse në momentin që lani enët apo pastroni me produkte të ndryshme.

• Vishni rroba me fibra natyrale, si p.sh. pambuku.

• Parandaloni djegiet e lëkurës në dimër, duke vendosur krem dielli me faktor mbrojtës 30 apo më të lartë kur ekspozoheni jashtë. Limitoni kohën që kaloni para zjarrit, i cili ul hidratimin dhe ekspozon lëkurën ndaj nxehtësisë së tepërt. Shumica e këtyre situatave përmirësohet me këto masa, por një pjesë e vogël mund të kërkojë trajtim më specifik. Nëse situata nuk po përmirësohet edhe me këto preparate, nëse keni kruarje ekstreme apo gjakosje, kontaktoni mjekun dermatolog për ndjekje të mëtejshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top