Sipas një studimi të kryer së fundmi, një gjumë i çrregullt mund të dyfishojë rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. Personat që flenë pak orë gjatë natës kanë më shumë shanse që të përjetojnë sulm në zemër, goditje në tru ose sëmundje të tjera kardiovaskulare.
Studimi përfshiu personat midis moshës 45 dhe 84 vjeç dhe u vu re se ata që zbatonin oraret e rregullta të gjumit kishin më pak probleme me shëndetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Studiuesit besojnë se modelet e parregullta të gjumit shkaktojnë probleme me metabolizmin, duke rritur rrezikun e mbipeshës, diabetit dhe kolesterolit të lartë.
Autori i studimit, Tianyi Huang tha: Shpresojmë që studimi ynë të ndihmojë në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mundshme të një modeli të rregullt të gjumit në përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.