Këshilla & Arsye

October 30, 2019 | 9:35

Problemet që i sjell shëndetit mungesa e vitaminës D

Jemi duke u futur në atë periudhën e vitit ku parimisht shndërrohemi në “krijesa të natës”. Kjo nuk ka të bëjë me atë se ka filluar sezoni i ahengjeve, por për shkak se dielli refuzon të shfaqet. Na bie të zgjohemi për punë kur është ende errët, punojmë në errësirë sepse duhet të qëndrojmë tërë ditën brenda për t’u fshehur nga i ftohti dhe kur dalim nga zyra, me shumë gjasë është errët.

Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse gjysma e punëtorëve të zyrave në Londër marrin vetëm 30 minuta rreze dielli në ditë gjatë dimrit. Efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt në rreze të diellit veçse dihen. Të gjithë e dimë se duhet ta lyejmë fytyrën me kremra për t’u mbrojtur nga kanceri, plakja e parakohshme dhe radikalet e lira.

Megjithatë, sasitë e vogla të rrezeve të diellit janë diçka për të cilën dimë pak. E posaçërisht kur bie fjala për vitaminën D. Ekspertët tregojnë se mungesa e ekspozimit në diell mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë eshtra të dobët, deformime në këmbë, disa lloje kanceri, depresion, probleme me lëkurën, shtim të peshës dhe probleme kognitive.

Thënë më thjesht, mungesa e vitaminës D jo vetëm që ndikon fizikisht, por edhe mendërisht. Pa u ekspozuar mjaftueshëm në diell, nivelet e serotoninës mund të bien dhe këto nivele të ulëta lidhen me rritjen e rrezikut të depresionit. Doktorët thonë se D3 është forma më e rëndësishme dhe më efikase e vitaminës, ndërkaq mënyra më e mirë për ta marrë atë është përmes salmonit, vajit të peshkut, vezëve, gjalpit, etj.

Por, këtë vitaminë trupi e prodhon vetë kur lëkura ekspozohet direkt në rreze dielli.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top