Mirëqenie

November 20, 2020 | 8:30

Problemet që iu shkakton dhëmbëve mbajtja e maskës dhe mënyrat më të mira t’i luftuar ato

Mbajtja e maskës për shumë kohë ka sjellë probleme me zgavrën, në dhëmbë dhe aromë të keqe të gojës.  Stomatologu Gerry Curatola thotë se kur mbani maskën në fytyrë, në gojë përqendrohet dioksidi i karbonit, i cili krijon ambient thartire.

Për këtë shkak krijohet çekuilibrimi i mikrobiomave orale, sepse në gojët tona jetojnë me qindra e miliarda mikroorganizma të cilët ndikojnë në mënyrën në të cilën trupi ynë nxit shëndetin dhe u përgjigjet sëmundjeve.

“Pa zgavër të shëndetshme të gojës rrezikohet edhe shëndeti i trupit. Jemi mësuar që imuniteti ynë është kyç në luftën kundër koronavirusit, prandaj nëse keni proces inflamator në gojë, imuniteti juaj është i ulur”, thotë Curatola dhe thekson që është me rëndësi të kuptohet lidhshmëria e shëndetit të gojës dhe trupit.

Stomatologu thotë që ekzistojnë pesë veprime, të cilat mund të ndihmojnë në krijimin e mikrobiomave të shëndetshme, në zvogëlimin e inflamacionit dhe eliminimin e helmeve, në mënyrë që të luftojmë sa më mirë kundër shkaktarit të sëmundjes.

Pasta e dhëmbëve

Zgjidhni pastën me vitamina dhe minerale të cilat zvogëlojnë inflamacionin dhe mund ta përdorni për larjen e dhëmbëve apo si maskë për mishin e dhëmbëve.

Probiotikët

Secili që bart maskë do duhet të marrë çdo ditë probiotikë – këshillon Curatola.

 Antioksidantët

Curatola këshillon edhe që të marrim sa më shumë antioksidantë, qoftë nëpërmjet ushqimit apo shtesave në ushqim.

Vitamina C dhe zinku

Produktet dhe shtesat në ushqim të cilat përmbajnë vitaminën C dhe zinkun ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Higjiena e rregullt

Curatola shpjegon që mënyra më e thjeshtë për kujdesin e shëndetit vetjak është higjiena e rregullt e dhëmbëve dhe e zgavrës së gojës. Trajtojini mishrat e dhëmbëve si lëkurën tuaj. Hidratojini. Pini shumë ujë. Sigurohuni të bëni pastrime profesionale të dhëmbëve.

Shmangni patatinat dhe sheqerin, sepse ndikojnë në mikrobiom.

Konsumoni rregullisht ujë dhe mos harroni të shkoni te stomatologu.

Është e rëndësishme të mbani  maskën, por të gjithë duhet tw dimw se çfarw ndodh pas saj në mënyrë që të mbrohemi më mirë dhe të mbrojmë shëndetin.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top