Në fokus

October 4, 2019 | 9:15

Problemet që shkakton konsumimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë

Paracetamoli gjatë shtatzënisë duket se ndikon negativisht mbi beben. Një studim mbi 14 mijë fëmijë e lidh pikërisht marrjen e paracetamolit nga nëna gjatë shtatzënisë, me një rrezik të shtuar të problemeve në sjellje si hiperaktiviteti, apo mungesë vëmendjeje, veçanërisht tek djemtë.

Kërkimet e kryera nga Universiteti i Bristol janë bërë në kuadër të dyshimeve të mëparshme mbi efektet anësore dhe të dhënat shqetësuese në lidhje me përdorimin e paracetamolit nga gratë që do bëhen nëna. Probleme jo të vogla, duke nisur që nga shqetësimet me frymëmarrjen, astmën dhe deri tek mënyra e sjelljes. Gjithsesi nga vëzhgimet e kryera, kërkuesit specifikojnë se të gjitha këto probleme të pasqyruara tek fëmijët, fillojnë të zbehen deri sa zhduken në përfundim të shkollës fillore.

Autorët e studimit theksojnë se deri tani kanë vëzhguar lidhjen mes dy gjërave, por është ende e vështirë të specifikohet ekzistenca shkak-efekt. Për konfirmime të mëtejshme, duhen kryer studime të tjera që të zgjasin edhe më tepër në kohë.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top