Këshilla & Arsye

December 7, 2018 | 15:12

Problemet që shkakton mungesa e gjumit tek fëmijët

Tetë orë klasike gjumi për një natë janë sekreti i mirëqenies. Edhe për të rinjtë, mes 14 dhe 17 vjeç. Fjetja më pak se gjashtë orë, ju ekspozon ndaj rrezikut të varësive, çrregullimeve mendore dhe aksidenteve. Studiuesit në Brigam dhe Spitalin e Grave në Boston, të cilët botuan një studim mbi mungesën e gjumit në revistën mjekësore ‘Jama Pediatrics’, arritën në këtë konkluzion.

Pagjumësia nga smartfonët

Mbi të gjitha, smartfonët akuzohen për mungesën e gjumit, siç tregohet nga të dhënat e mbledhura në mes të vitit 2007 dhe 2015 në mbi 67,615 nxënës amerikanë nga shkollat fillore e të mesme. Të dhënat kanë treguar se adoleshentët që flinin më pak se gjashtë orë ishin edhe më të ekspozuar ndaj sjelljeve të rrezikshme të tilla si konsumi i alkoolit, duhanit, kanabis dhe drejtimit të makinës nën ndikimin e këtyre substancave.

Roli i prindërve

Hulumtuesit gjetën gjithashtu një korrelacion midis mungesës së gjumit, çrregullimeve të humorit dhe vetë dëmtimit. Ata që flinin pak kishin në fakt tre herë më shumë gjasa për mendimet vetëvrasëse. Studiuesit sugjerojnë që prindërit të inkurajojnë fëmijët e tyre të ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mbrojnë pushimin e tyre, duke i dërguar ata të flenë dhe duke i fikur telefonat celularë dhe pajisjet elektronike gjatë natës.

Kujdes!

Gjatë gjumit të natës truri vazhdon procesin e “ruajtjes” së informacionit të marrë gjatë ditës dhe forcon lidhjet sinaptike (“komunikimi” i neuroneve). Kjo, sidomos gjatë adoleshencës, nxit dhe stimulon të mësuarin.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top