Në fokus

April 26, 2019 | 10:15

Problemet që sjell fjetja me flokë të lagur

Shpesh kemi dëgjuar se nuk është ide shumë e mirë që të flemë me flokë të lagura. Ky veprim i yni mund të shkaktojë disa probleme.

Dhimbja e kokës

Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëherë trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë të mbajë një temperaturë konstante. Kjo gjë mund të shkaktojë dhe dhimbje koke.

Bakteret dhe problemet me lëkurën

Lagështia e flokëve gjatë kohës kur ne flemë, rrit rrezikun e problemeve me lëkurën, pasi mikroorganizmat kanë ambientin perfekt për t’u shumuar. Për më tepër jemi në dijeni që jastëku është plot me baktere.

Rënia e flokëve

Gjumi me flokë të lagura bën që flokët tuaja të jenë më të dobëta dhe të këputen me lehtësi.

 

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top