Këshilla & Arsye

December 6, 2018 | 12:26

Problemet që sjell në shëndet mungesa e marrëdhënieve seksuale

Të gjithë mund të pajtohemi me faktin se seksi është aktivitet i mahnitshëm. Por, shumica prej nesh kalojmë në faza ku mungesa e seksit na bën të ndryshojmë. Ka shumë njerëz të cilët futen në një fazë ku nuk duan të kryejnë marrëdhënie për shumë arsye. Nga njëra anë duan seks, por nga ana tjetër më shumë preferojnë të shikojnë Netflix.

Ka të tjerë që duan të takohen me një djalë apo vajzë të mirë, por nga ana tjetër preferojnë të rrinë më shumë me shoqërinë. Ju mund të keni dëshirë të dashuroheni, por thjesht përtoni të merreni me gjepurat që sjell një lidhje dhe kështu mbeteni pa seks.

Disa nga gjërat negative që i ndodhin trupit kur nuk kryeni rregullisht marrëdhënie seksuale.

Sistemi imunitar dobësohet

Seksi i rregullt është përforcues i sistemit imunitar, ndërkaq rrit dhe aftësinë për të luftuar sëmundjet. Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks rregullisht kanë një përqendrim më të lartë të antitrupave sesa ata që nuk bëjnë seks.

Seksi ju bën më të mençur

Studimi nga universiteti Maryland ka zbuluar se, te minjtë, seksi i rregullt i ka bërë ata më të mençur, u ka përmirësuar performancën mendore dhe u ka rritur prodhimin e neuroneve që ndihmojnë në kujtimet afatgjata.

Nëse nuk jeni duke kryer mjaftueshëm marrëdhënie, funksioni i neuroneve jo domosdoshmërish është duke u zvogëluar, por thjesht nuk po përmirësohet.

Dobësohet  fshikëza urinare

Seksi është i mahnitshëm për muskujt që ju ndihmojnë të duroni urinën. Nëse nuk bëni seks, atëherë ata muskuj dobësohen.

Përjetoni stres

Në studime të panumërta është dëshmuar se seksi i rregullt e liron stresit; dhe një studim i vitit 2006, i botuar në revistën ‘Biological Psychology Journal’ ka zbuluar se njerëzit që bëjnë seks kanë shtypje normale të gjakut, nivele më të ulëta të stresit dhe ankthit, e gjithashtu reagojnë më qetë në situata të ndryshme.

Nuk duroni dhimbjet

Seksi liron oksitocinën, hormon i cili ndihmon në lidhjen emocionale mes dy personave, por edhe në lehtësimin e dhimbjeve. Thënë më thjeshtë, oksitocina është aspirina e natyrës! Nëse vuani nga dhimbjet kronike si ato të shpinës, menstruacioneve, etj., atëherë seksi dhe orgazma mund t’ju ndihmojnë t’i lironi dhimbjet e tilla.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top