Të gjithë na ndodh, që në një moment të caktuar të ditës t’i mbajmë këmbët të kryqëzuara (njëra mbi tjetrën) por kjo mënyrë të uluri sjell shumë rreziqe shëndetësore.
Me siguri i kryqëzoni këmbët të paktën një herë kur jeni duke ngrënë darkë, duke punuar në tavolinën e punës, apo thjesht kurdo që jeni ulur. Por ekspertët thonë se duhet ta ri-mendoni mirë këtë shprehi: kryqëzimi i këmbëve faktikisht mund të sjellë shumë efekte negative shëndetësore.
Ulja me këmbë të kryqëzuara shkakton dhimbje në shpinë dhe qafë
Në një botë të përsosur, ju nuk duhet t’i mbani asnjëherë këmbët e kryqëzuara, por kjo rrallëherë ndodh. Shumica prej nesh e shpërngulim peshën e trupit vetëm në një anë, duke i kryqëzuar këmbët.
Sipas ortopedit Vivian Eisenstadt, kryqëzimi i këmbëve është thjesht kërkesë për dhimbje shpine dhe qafe. Sa më shumë të qëndroni ulur në një pozicion të tillë, aq më shumë presion vendosni në shpinë, gjë që rrit mundësitë për të zhvilluar probleme me qafën dhe shpinën.
Përveç kësaj, ulja me këmbë të kryqëzuara rrit edhe shtypjen e gjakut dhe ndikon në nervat e këmbëve tuaja.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.