Duhanpirësit kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim efektiv kur dëshirojnë të heqin varësinë e tyre. Këtë e thotë edhe Docent Tellervo Korhonen, i cili ka studiuar pirjen e duhanit dhe mungesën e nikotinës për më shumë se njëzet vjet.
“Varësia nga nikotina është një gjendje kronike me përmbush kriteret e një sëmundjeje. Duhet të shihet si çdo sëmundje tjetër kronike, me terapitë efektive të vëna në dispozicion”, thotë Docent Tellervo Korhonen.
Nikotina është një substancë që krijon varësi, madje është e krahasueshme me heroinën.
“Studimet tregojnë se përafërsisht gjysma e duhanpirësve varen nga nikotina. Ndër përdoruesit e alkoolit, pjesa korresponduese është vetëm rreth 10%. Sidoqoftë, diskursi mbi çrregullimet e varësisë zakonisht sillet rreth substancave të tjera, siç është alkooli, ndërsa pirja e duhanit harrohet”, thekson profesor Jaakko Kaprio.
Nikotina është veçanërisht problematike në moshë të re, adoleshentët fillojnë të eksperimentojnë me pirjen e duhanit zakonisht në moshën 14 ose 15 vjeç, ose edhe më herët, një fazë jete kur truri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj nikotinës.
Ndër të rriturit që janë bërë të varur nga nikotina, pothuajse të gjithë kanë filluar pirjen e duhanit në një moshë shumë të re.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.