Këshilla & Arsye

July 21, 2018 | 12:41

Problemet që sjellin nivelet e ulëta të sheqerit në gjak

 

Djersitje

Hormonet që prodhon trupi për të rritur nivelet e sheqerit në gjak (kur janë shumë të ulëta) shkaktojnë gjithashtu djersitje. Kjo është zakonisht një nga shenjat e para kur nivelet e glukozës bien shpejt. Mund t’i mbani nivelet nën kontroll me ilaçe, aktivitet fizik dhe me një dietë ushqimore.

Dridhje

Nivelet e ulëta të glukozës mund të çrregullojnë sistemin nervor qendror, që ju ndihmon të lëvizni. Nëse ndodh kjo, trupi prodhon disa hormone, si adrenalina, për të rritur nivelet e glukozës. Por, të njëjtat substanca mund të shkaktojnë edhe dridhje të duarve ose pjesë të tjera të trupit.

Lodhje

Nëse keni diabet, insulina është një mënyrë për të ulur nivelet e sheqerit në gjak kur janë të larta. Por, nëse merrni shumë, e tërheq glukozën aq shpejtë sa trupi nuk mund të zëvendësojë menjëherë. Kjo çon në lodhje. Sëmundjet dhe ilaçet e tjera mund ta çakordojnë këtë proces dhe ulin nivelet e sheqerit në gjak.

Rrahje zemre të çuditshme

Hormonet që rrisin nivelet e sheqerit në gjak kur janë të ulëta mund të shkaktojnë gjithashtu rrahje zemre të shpejta dhe mungesë të një rrahje (në gjuhën mjekësore quhet aritmi). Rënia e niveleve të glukozës shkaktohet zakonisht si efekt anësor i ilaçeve të përdorura për diabetin.

Uri

Nëse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës, edhe pasi sapo keni ngrënë, mund të jetë një shenjë që trupi nuk e konverton ushqimin në sheqer siç duhet. Sëmundje ose ilaçe të caktuara mund ta shkaktojnë gjithashtu këtë gjendje.

Të përziera

Nuk janë nivelet e ulëta të sheqerit në gjak ato që shkaktojnë të përziera. Por, kur ato janë të ulëta ose të larta, mund të shkaktojnë një sërë efektesh. Duke qenë se nivelet kalojnë nga një ekstrem në tjetrin, ato çrregullojnë sistemin digjestiv, duke shkaktuar të përziera në stomak.

Marramendje

Qelizat nervore kanë nevojë për glukozë që të funksionojnë siç duhet. Nëse nuk keni mjaftueshëm glukozë në trup, do të filloni të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të keni marrje mendsh. Mund të keni edhe dhimbje koke.

Konfuzion

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të ulëta (hipoglicemi), filloni të humbisni vetëdijen. Mund të keni probleme me të folurin ose kujtesën. Ndonjëherë kjo ndodh aq papritur sa as nuk mund ta kuptoni se po silleni çuditshëm.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top