Që kamomili është një prej bimëve më të efektshme, kjo nuk ka nevojë për koment. Është ndër më të përdorurat në mjekësi, por edhe si çaj në shtëpi.
Studime të ndryshme tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Por ju mund ta përdorni edhe si një kurë kundër sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle me lule të thata kamomilit
- Gjysmë luge çaji me kripë
- Gjysmë luge çaji me sodë buke
- Ujë të zier.
Përdorimi:
Hidhini lulet e kamomilit në një tenxhere me ujin e zier dhe mbajini për 15 minuta. Më pas kullojeni ujin dhe hiqni çdo grimcë të kamomilit. Shtoni kripën dhe sodën e bukës dhe përziejini mirë deri sa të treten. Lëreni tretësirën të ftohet dhe më pas përdoreni me një pikatore për të shpëlarë hundët dhe shpërbërë sekrecionet që i bllokojnë ato.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.