Konsumimi i ujit të ngrohtë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej tyre. Mjafton të konsumoni çdo mëngjes esëll 1 gotë me ujë te ngrohtë, si edhe para gjumit.
Qetëson dhimbjet muskulore: Uji i ngrohtë ka efekt qetësues mbi të gjithë muskujt e organizmit, sidomos kur keni dhimbje dhe spazma të muskujve të qafës dhe shpatullave. Ai ndihmon gjithashtu qarkullimin e gjakut në këto zona.
Ndihmon tretjen: Uji i ftohtë mund të ngrijë përmbajtjet yndyrore të ushqimeve që keni konsumuar më parë. Kurse, uji i ngrohtë arrin t’i reduktojë ato dhe t’i largojë nga trupi.
Ndihmon në rënien në peshë: Metabolizmi ynë ka gjithmonë nevojë për nxitës të jashtëm që mund të stimulojnë punën e tij. Uji i ngrohtë është një prej tyre. Ai ndihmon rënien në peshë, si dhe stimulon punën e veshkave dhe traktit gastrointestinal.
Lufton kapsllëkun: Kapsllëku ose pamundësia në jashtëqitje është një shqetësim shëndetësor që prek pothuaj të gjitha moshat. Uji i ngrohtë është një zgjidhje shumë e mirë për ata që vuajnë nga ky problem. Ai vë në lëvizje enzimat e zorrëve dhe ndihmon në uljen e fryrjes së barkut.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.