Këshilla & Arsye

July 10, 2019 | 9:03

Problemet shëndetësore që kuptohen përmes thonjve

Shumë kohë para se të shkoni tek doktori, trupi ju jep sinjale për shëndetin tuaj. Thonjtë janë një pjesë e rëndësishme, të cilët shumë prej nesh i injorojnë ose i lyejnë me manikyr dhe nuk dallojnë asgjë. Por ekzistojnë disa shenja që tregojnë se çfarë problemesh shëndetësore mund të keni.

Thonj të thatë që thyhen – Jeni të dehidratuar, prandaj përpiquni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

Vijat e zeza – Mund të jetë melanoma, një lloj serioz i kancerit të lëkurës. Nuk ndodh gjithmonë që të jetë kancer, por nëse e vini re këtë gjë tek thonjtë bëni mirë të vizitoni dermatologun.

Thonj të butë – Nëse thonjtë tuaj lakohen lehtë, keni një gjendje që njihet si “hapalonychia”. Kjo do të thotë se keni mungesë proteinash prandaj sigurohuni që të shtoni në dietën tuaj peshk, perime të gjelbra dhe portokalli si karota, spinaqi dhe patatet e ëmbla.

Thonj me shumë vija – Kjo tregon se keni mungesa të disa vitaminave në dietën ushqimore ose vuani nga ndonjë sëmundje. Mund të jetë mungesa e squfurit që gjendet tek qumështi dhe arrat ose mund të keni sëmundjen si psoriazë apo ekzemë. Bëni mirë të takoni dermatologun për tu siguruar.

Shenja të bardha – Shumë persona besojnë se janë mungesë e kalciumit, por trainerja Tracey Winder tregon se shkaktohen nga flluska të vogla të ajrit që bllokohen midis qelizave të thonjve. Por mund të shkaktohet edhe nga manikyri i tepërt ose probleme me menstruacionet.

Thonj “të tepërt” – Këto janë të vogla, por mund të jenë tepër të dhimbshme kur hiqen. Ato shkaktohen nga mungesa e hidratimit rreth kutikulës, prandaj bëni mirë të përdorni vajra me vitamina E dhe F për duart.

Thonj të verdhë – Mund të shkaktohet nga pirja e duhanit ose manikyra që aplikohet pa shtresë mbrojtëse bazë. Por, nëse vini re se janë të trashë dhe rriten ngadalë, mund të jetë sëmundje e mushkërive ose artriti reumatoid.

Thonj në formë luge – Kjo është një shenjë që tregon se nuk merrni hekur mjaftueshëm. Por mund të lidhet edhe me ndonjë sëmundje në stomak, kështu që mund të bëni analizat për tu siguruar.

Thonj me hark – Mund të jenë të trashëguar ose është shenjë se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj. Ato mund të lidhen me sëmundjen e mushkërive, zemrës, mëlçisë ose sëmundjes së stomakut, prandaj shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që ti vini re.

 

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top