Uji me limon është shumë i dobishëm dhe ne kemi përgatitur një listë të përfitimeve kryesore që ai mund të sigurojë për ju:
Eliminoni oreksin dhe humbni peshë
Shumë hulumtime kanë provuar se konsumimi i ujit me limon në mëngjes ju ndihmon të mbani kontrollin e peshës. Gjithashtu një studim gjerman ka treguar se konsumimi i shpeshtë i ujit do të rrisë metabolizmin tuaj me 30%, si për burrat ashtu edhe për gratë.
Rrit imunitetin
Duke qenë se limonët janë burimi më i madh i vitaminës C (nga 30 deri në 50 mg në një limon të vetëm), konsumi i ujit me limon në mëngjes në stomak bosh do të përmirësojë aftësinë e trupit për të absorbuar këto vitamina dhe minerale që gjenden në limon.
Eliminon gurët në veshka
Meqë ka sasi të mëdha të kaliumit, limoni është në gjendje të parandalojë formimin e oksalatit, duke rritur nivelet e citrateve në urinën tonë. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së vitaminës C, mund të pengohet zhvillimi i gurëve në veshka.
Ndihmon në shërimin e akneve
Natyra acidike e trupit mund të neutralizohet me konsumimin e ujit me limon në mëngjes, prandaj mund të parandalojë dhe trajtojë aknet në fytyrë. Gjithashtu nëse dëshironi të trajtoni shpejt aknet, shtrydhni lëngun e një limoni dhe aplikojeni direkt në zonat e prekura.
Gripin dhe ftohjen
Limoni përmban antioksidant dhe mund të trajtojë ftohjen dhe gripin.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.