Këshilla & Arsye

March 13, 2017 | 10:32

Produktet e bulmetit që mund t’i konsumoni edhe nëse jeni në dietë

Shpesh ndodh që personat që nisin të mbajnë dietë, përballen me problemin e shmangies së produkteve të bulmetit. Një nga ushqimet e para që lihet kur i futesh dietës është djathi, por mesa duket ka disa bulmetra që mund t’i konsumoni pa problem, edhe pse jeni duke mbajtur dietë.

1

Gjiza – Është një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar djathin e rëndë. Sipas dietologëve, ajo është e lehtë dhe e pasur me proteina.

Gjalpë pa kripë – Këtë bylmet mund ta konsumoni me një fetë bukë të thekur. Ai është i mirë për shëndetin sepse ka kalcium, magnez dhe vitaminë A.

2

Mocarela -­ Pëlqehet edhe nga ata persona që djathin nuk e kanë të preferuar. Dietologët thonë se është ideale për ata që shpesh kanë pak kohë për të ngrënë ose për të përgatitur ushqim dhe kombinohet pothuajse me të gjitha perimet.

Gjiza pa kripë – Ka pak yndyrë dhe pak kalori. Kjo është dhe arsyeja pse ata që ndjekin dietë me pak kalori nuk janë të detyruar ta eliminojnë tërësisht.

 

Burimi: http://klankosova.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top