Nëse jeni të stresuara nga pamja që ka fytyra juaj këto kohë, herë nga moti i keq herë nga pagjumësia ka një zgjidhje të thjeshtë që arrihet me produktet që keni në shtëpi. Këto produkte nuk kanë nevojë për kohë në aplikim dhe japin rezultat të menjëhershëm.
Lakra
Ziej lakër dhe lëngun përdore në vend të ujit për të shpërlarë fytyrën.
Kosi
Një lugë vaj ulliri dhe tre lugë kos, përziejini dhe aplikojeni në fytyrë.
Qumështi i arrës së kokosit
Gjysmë gote qumësht arrë kokosi përziejeni me dru sanadali dhe maskën aplikojeni në fytyrën tuaj.
Uji i arrës së kokosit
Përziejeni këtë ujë me dy lugë lëng ananasi dhe aplikoje në fytyrë.
Uthull molle
Përzieni uthull molle me një lugë ujë trëndafili dhe lani fytyrën me të.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.