Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për efektet negative të nikotinës dhe cigareve në organizmin tonë. Prandaj, nëse veç keni ndaluar së piri duhanin ose ende e pini, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta pastroni trupin nga nikotina. Për ta kryer sa më shpejt këtë proces, konsumimi i përbërësve të mëposhtëm do t’ju ndihmojë shumë.
Spinaq dhe brokoli
Përveç se është i rëndësishëm për operimin dhe zhvillimin normal të trupit, acidi folik është i nevojshëm edhe për pastrimin e nikotinës nga trupi. Jo vetëm në formën e tabletave, por acidi folik mund të futet në trup edhe përmes ushqimit, si p.sh. përmes spinaqit. Edhe konsumimi i brokolit është i mirë sepse është i mbushur me vitaminë C dhe B5, të cilat e pastrojnë organizmin nga nikotina.
Lëngu i portokallit
Lëngu i portokallit hidraton trupin, e furnizon me vitaminat e nevojshëm dhe e pastron nga nikotina. Ju thjesht duhet të shtrydhni lëngun e dy portokajve, të shtoni pak ujë dhe ta konsumoni mes vakteve.
Kivi dhe limoni
Pirja e duhanit largon nga trupi vitaminat e rëndësishme, siç është vitamina A, C dhe E, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe në luftimin e infeksioneve dhe mikrobeve. Konsumoni një kivi në ditë dhe pini lëng të freskët limoni çdo mëngjes në mënyrë që t’i riktheni këto vitamina të humbura.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.