Mirëqenie

December 18, 2018 | 10:26

Produktet natyrale që ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen. Arterioskleroza fatkeqësisht cilësohet vdekjeprurëse. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani enët tuaja të gjakut tërësisht të pastra dhe elastike.

Duhet të dini që ekzistojnë produkte natyrore, të cilat pastrojnë arteriet tuaja dhe që minimizojnë mundësinë e problemeve të zemrës. Më poshtë ju mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i mbajnë arteret tuaja në formë të shkëlqyer.

Hudhra

Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyrorë. Ajo punon shkëlqyeshëm kundër një sërë sëmundjesh dhe është veçanërisht e shkëlqyer ndaj problemeve të gjakut dhe zemrës. Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefil

Xhenxhefili është me të vërtetë një produkt i fuqishëm anti-inflamator dhe antioksidant që parandalon ndërtimin e pllakës në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili zvogëlon kolesterolin dhe trigliceridet nga qarkullimi i gjakut dhe është jashtëzakonisht efektiv për arteriosklerozën.

Specat djegës

Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicin, i cili rregullon sasinë e kolesterolit tuaj dhe mundësinë e goditjes ose edhe të atakut në zemër.

Uji me limon

Konsumimi i ujit me limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrore për të mbrojtur zemrën nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj. Uji me limon shmang dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën.

Kanella

Kanellë është një komponent efektiv anti-inflamator që kontrollon nivelet tuaja të kolesterolit, gjë e cila është konfirmuar nga një numër i madh studimesh.

Fara lini

Farat e linit janë të pasura me fibra, që veprojnë si pastrues në enët e gjakut arterial dhe shumë lehtë i mbajnë enët e gjakut tërësisht të pastra. Farat e linit gjithashtu përbëhen nga acide yndyrore omega-3 që janë të rëndësishme për funksionalitetin korrekt kardiovaskular.

Lakra e fermentuar

Lakra turshi parandalon përparimin e arteriosklerozës si dhe eliminon përbërësit helmues në trup që rrisin mundësinë e problemeve shëndetësore.

Farat e susamit

Farat e susamit përbëhen nga një sasi më e lartë e acideve yndyrore esenciale të cilat ngadalësojnë mundësinë e dëmtimeve arteriale dhe gjithashtu kontrollojnë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.

Shega

Veçanërisht lëngu i shegës është jashtëzakonisht efektiv kundër sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të këtyre frutave çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi dhe seleni.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top