Këshilla & Arsye

May 21, 2019 | 8:20

Produktet natyrore që ju ndihmojnë të eliminoni strijat përgjithmonë

Strijat në lëkurë janë një problem i zakonshëm dhe i përhapur sidomos pas shtatzënisë. Shkaqet e strijave janë të ndryshme, siç janë ndryshimet hormonale, vëllimi i rritur i barkut pas lindjes, mungesa e fleksibilitetit të lëkurës ose humbja e tepërt dhe drastike e peshës.

Produktet e mëposhtme janë shumë efektive për hidratimin e lëkurës, parandalimin dhe eliminimin e strijave. Sa më të hidratuar ta mbajmë lëkurën, aq më pak strija do të shfaqen.

Vaj ulliri. Kjo është një zgjidhje natyrore shumë efektive për eliminimin strijave në lëkurë. Bëni masazh me duart tuaja direkt në bark, vetëm me disa pika vaj ulliri.

Xhel Aloe Vera. Kjo është një nga më të dobishmet për lëkurën dhe na ndihmon të parandalojmë dhe trajtojmë shumë probleme që lidhen me të, duke përfshirë dhe strijat. Aplikoni xhelin aloe vera drejtpërsëdrejti në strija dhe lëreni të punojë për 10-15 minuta. Përsëriteni një herë në ditë për disa javë.

E bardha e vezës. Ajo është e pasur me proteina që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës. Aplikoni të bardhën e vezës direkt në strija, duke kryer masazh.

Lëng limoni. Aciditeti i limonit ndihmon në zvogëlimin e shenjave të strijave. Bëni masazh me lëng limoni të shtrydhur, duke lejuar që lëngu të thithet mirë nga lëkura, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni një herë në ditë.

Sheqer. Një zgjidhje tjetër efektive kundër strijave është përgatitja e një ilaçi me sheqer. Përzieni një lugë gjelle sheqer me disa pika lëng limoni dhe vaj bajamesh. Aplikojeni drejtpërdrejtë në lëkurë për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të nxitur zhdukjen strijave.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top