Këshilla & Arsye

February 13, 2019 | 10:43

Produktet që ju ndihmojnë për të eliminuar fryrjen e barkut

Ndjenja e “fryrjes” së stomakut është një problem që prek shumë njerëz. Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori që konsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj.

Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj.

Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:

Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Uthulla e mollës: kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë për eliminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon për tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top