Çdo gjë e tepërt është e dëmshme! Këtë të gjithë e dimë, por shpesh herë përpiqemi ta anashkalojmë, duke mos i menduar pasojat që mund të kenë në shëndetin tonë. Më poshtë po u tregojmë disa prej produkteve, të cilat dëmtojnë shëndetin tonë nëse përdorën në sasi të mëdha.
Asnjëherë nuk duhet abuzuar me konsumimin e disa lloj produkteve, pasi problemet në shëndet do t’i shohim pas disa kohësh.
Çaji
Përdorimi i çajit në sasi të mëdha mund të krijojë probleme me veshkat. Ndaj rekomandohet që mos konsumohen më shumë se 6 filxhanë çaj në ditë, sepse në të kundërt mund të kemi efekte të padëshiruara.
Turshitë
Me siguri një nga sallatat e preferuara gjatë dimrit janë turshitë, por acidi i tyre mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj. Rekomandohet që të mos konsumohen në sasi të mëdha edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës.
Pasta e dhëmbëve
Në fillim të viteve ’90, në kutitë e pastave të dhëmbëve shkruhej: “Mos e gëlltisni dhe mos përdorni më shumë se madhësia e një bizeleje”. Gëlltitja e pastës së dhëmbëve mund të krijojë probleme me stomakun. Veç kësaj, nëse gëlltisni sasi të mëdha problemet mund të jenë edhe më serioze. Madje mund të çojë deri në vdekje.
Peshku ton
Shumë njerëz e dinë se konsumimi i tepërt i peshkut ton mund të jetë i rrezikshëm, por pak prej tyre e dinë se cilat janë problemet që shkakton. Disa lloj të peshkut ton përmbajnë sasi të mëdha mërkuri, i cili është i dëmshëm për njerëzit, por sidomos për fëmijët.
Pijet me gaz
Pijet me gaz dëmtojnë shëndetin, sidomos nëse konsumohen rregullisht. Përdorimi i shpeshtë i tyre sjell probleme të shumta shëndetësore, për shkak të pranisë së sheqerit. Ato grumbullojnë yndyrë rreth organeve jetësore si mëlçia, veshkat, stomaku dhe aparati tretës. Kjo bën që të shtohet rreziku për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet inflamatore.
Burimi / http://gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.