Pas kaq shumë muajsh qëndrimi brenda mureve të shtëpisë është mirë të kalosh disa orë në diell. Aq më tepër tani që janë rihapur pishinat. Por, nëse është e vërtetë që dielli na lejon të forcojmë lëkurën dhe kockat, gjithashtu duhet të kemi kujdes që të mos e teprojmë. Për ta mbajtur lëkurën tuaj me shkëlqim dhe për ta mbrojtur atë nga rrezet e diellit, nuk ka asgjë më të mirë se ky ilaç i fuqishëm që përgatitet shpejt dhe lehtë.
Pse të zgjedhim një lëng frutash për shëndetin tonë
Është e vetëkuptueshme që një lëng frutash dhe perimesh, por edhe me disa erëza është një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë antioksidantë, fibra dhe vitamina në trupin tonë. Dhe nëse duam të jemi në formë për verën, lëngu i kombinuar me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike, janë gjëja e duhur për ne. Ne duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë në veçanti tek lëngjet që kanë këta tre përbërës: karota, limoni dhe xhenxhefili. Për një lëkurë me shkëlqim dhe për ta mbrojtur atë nga rrezet e diellit, nuk ka asgjë më të mirë se ky produkt ushqimor që përgatitet shpejt dhe lehtë.
Si ta përgatisim atë
Një përgatitje shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, e cila përfshin larjen, qërimin dhe prerjen e disa karotave të papërpunuara në copa të vogla. Vendosini ato në blender, së bashku me pak xhenxhefil dhe lëngun e gjysmë limoni. Lëngun e përftuar duhet ta konsumoni menjëherë, në mënyrë që të mos humbasim lëndët e tij ushqyese.
Përfitimet që merr trupi nga ky lëng:
- parandalon plakjen fizike dhe mendore duke luftuar radikalet e lira;
- vepron në lëkurë, duke e mbajtur atë të ndritshme dhe duke e mbrojtur atë me antioksidantët e vitaminës;
- parandalon sëmundjet e zemrës.
Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.