Këshilla & Arsye

June 18, 2020 | 8:13

Prof. Dr. Fadil Çitaku: Kompetencat e lidershipit, të cilat çdo lider duhet t’i mësojë dhe t’i aplikojë

 

Përse liderët duhet të kenë kompetenca të lidershipit? Kaosi politik në botë, duke përfshirë këtu edhe SHBA dhe shtetet shqiptare është produkt i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale shumë të ulët. Gjuha shumë e vrazhdë dhe akuzimet ndaj njëri-tjetrit nëpër debatet televizive, në parlamente, në ministri dhe grupe punuese dëshmojnë se shumica e politikanëve shqiptarë kanë shumë nevojë të investojnë në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale.

Prof. Dr. Fadil Çitaku

Prof. Dr. Fadil Çitaku

Çfarë është Lidershipi dhe pse ka rëndësi jetësore për popullin?

Teoria më bashkëkohore e shkencës së lidershipit e përkufizon lidershipin si një proces, i cili ndihmon individin dhe shoqërinë të zhvillohen dhe të arrijnë maksimumin e potencialeve kognitive, intelektuale, emocionale dhe sociale. (Çitaku et al., 2012). Shkencëtarët e lidershipit (Chevane A., Çitaku, Violato, Khan Çitaku-Preteni, Ëaldrop (2017) theksojnë se, udhëheqësit mund të përshtatin stile të ndryshme të lidershipit në rolin e tyre në varësi të aftësive të atyre që ata drejtojnë̈, kompleksitetit dhe strukturës së rolit, situatës mjedisore, marrëdhënieve shoqërore dhe, aftësive të tyre personale si lidere apo lider.

1Bazuar në teorinë e shkencës së lidersipit sipas Çitakut (Çitaku et al. 2012), rreziku më i madh që i kanoset botës sot janë liderët politikë që udhëheqin dhe nuk kanë kompetenca të lidershipit. Çitaku në vitin 2012 në studimin e tij shkencor, për të zbuluar kompetencat e lidershipit investigoi gjashtë shtete përndimore, tri gjermano-folëse (Austria, Gjermani dhe Zvicera) dhe tri anglo-folëse (Kanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe). Në studimin e tij ishin të përfshirë njerëz në pozitat kryesore në fushat ku ata vepronin. Të gjeturat e këtij studimi u publikuan në revistën prestigjioze shkencore British Medical Journal (BMJ) dhe zbulimi i këtij modeli i dha shkencës së lidershipit një ngritje të madhe duke dëshmuar se, kompetencat e lidershipit mund të studiohen empirikisht.

Modeli i kompetencave të lidershipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), përmban pesë komponente siç janë: përgjegjësia sociale, inovacioni, menaxhimi i vetvetes, menaxhimi i punës dhe orientimi i drejtë. Në këto pesë komponentë janë të përfshira 63 kompetenca të lidershipit, të cilat janë të operacionalizuara dhe mund të mësohen.

2

Arsyet kryesore pse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neuroshkenca, është e domosdoshme për tërë botën

1.Në Politikë aktualisht në mbarë botën kemi Lidership jo-kompetent

“Kërcënimi më i madh për tërë botën sot vjen nga udhëheqja jo-kompetente. Bazuar në hulumtimet më aktuale shkencore nga Shkenca e Udhëheqjes (Çitaku et al. 2012, 2017, 2018, 2019) kërcënimi më i madh për tërë botën sot vjen nga udhëheqja jo-kompetente. “

Rezultatet: shumë kriza lufte, katastrofa e ndryshimit të klimës, standarde të ulëta arsimore, kujdes i ulët shëndetësor me paradigmë të vjetër, e cila po kontribuon shumë pak në mirëqenien.

2.Në Arsimin aktualisht në mbarë botën kemi Lidership jo-kompetent

“Qendra Yale për Inteligjencën Emocionale, kohën e fundit anketoi 22,000 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Shtetet e Bashkuara, duke u kërkuar atyre të përshkruajnë se si ndihen në shkollë. Shtatëdhjetë e pesë përqind e fjalëve që përdorën ishin negative; të lodhur, të mërzitur dhe të stresuar ishin tre të parët.

3.Në vendin e punës, aktualisht në të gjithë botën, kemi Lidership jo-kompetent.

Nevoja për një Revolucion Emocionesh në Vendin e Punës është më e madhe se kurrë më parë. “Gallup raporton se 70 përqind e punëtorëve amerikanë nuk janë të kënaqur në vendin e punës ” dhe një studim i Universitetit Stanford tregon se më shumë se 120,000 vdekje mund t’i atribuohen stresit në vendin e punës. “

4.Cila është zgjidhja e kësaj gjendje tmerruese, në të cilën jemi?

“Nëse duam që drejtuesit tanë të përmirësohen, duhet t’u sigurojmë atyre njohuri më të reja të udhëheqjes, të përfituara nga rezultate të fuqishme dhe të besueshme të kërkimit shkencor”. (Çitaku, 2019)

3

Më poshtë gjëni 63 kompetenca sipas Modelit të Kompetencave të Lidershipit sipas Çitakut (Çitaku et al., 2012), të cilat mund të mësohen:

1.Ruajtja e cilësisë

2.Planifikimi / rekrutimi me sukses 

3.Cilësia e vendimmarrjes të personelit

4.Ruajtja e sigurisë

5.Rritja e njohurive te detyrës

6.Eliminimi i barrierave ndaj performancës

7.Menaxhimi i detyrave strategjike

8.Komunikimi me komunitetin

9.Është një shembulli I mire per te tjeret

10.Njohja e drejtësisë ne organizatë

11.Njohja e rregulloreve ligjore

12.Politika e dyerve të hapura

13.Shpjegimi i vendimeve me respekt

14.Udhëheqës shërbëtor

15.Shpërndarja e shpërblimeve në mënyrë të drejtë

16.Përgjegjësia për të tjerët

17.Etika financiare

18.Ndershmëria dhe integriteti

19.Të jesh i përgjegjshëm

20.Menaxhimi i kohës

21.Orientimi i qëllimit

22.Marrja e iniciativave

23.Përpjekja: të arrihen qëllimet

24.Përhershmi: përkundër sfidave

25.Vetë-kontrolli

26.Tolerancë ndaj stresit

27.Përshtatshmëria

28.Vetë-mbështetja

29.Mësim i vazhdueshëm

30.Gadishmeria për të kërkuar feedback

31.Komunikimi me kolegët

32.Dëgjimi aktiv

33.Kontribuon në lehtësimin e diskutimit

34.Zhvillimi i kontakteve të jashtme

35.Njohuri psikologjike

36.Perceptimi social

37.Mbajtja dhe ushqimi i marrëdhënieve

38.Marrja e përgjegjësive

39.Orientimi i të tjerëve

40.Vendosja e qëllimeve për të tjerët

41.Përforcimi i suksesit

42.Zhvillimi dhe ndërtimi i skuadrave ne organizate

43.Njohja e parimeve të të mësuarit

44.Vlerësimi i të tjerëve

45.Stërvitja, zhvillimi, udhëzimi 

46.Kooperativiteti

47.Zgjidhja e konflikteve / negociatave

48.Ndarja e Fuqizimit

49.Mendje politike

50.Të menduarit kritik

51.Zgjidhja kreative e problemeve

52.Identifikimi i problemeve

53.Kërkim përmirësimi

54.I hapur ndaj ideve

55.Bashkëpunimi

56.Sistemet e perceptimit

57.Vlerësimi i pasojave

58.Vizionar

59.Menaxhimin e së ardhmes

60.Ndjeshmëria ndaj situatave

61.Sfidimi i status quo-së

62.Marrja më inteligjencë e rrezikut mbi supe

63.Inicimin e ndryshimeve

 

Referencat:

1.Çitaku F, Violato C, Beran T,et al. Leadership competencies for medical education and healthcare professions: population-based study. BMJOpen2012;2:e000812.doi:10.1136/bmjopen-2012-000812

2.Çitaku, F. (2019). Shpresa e avansimit të Kombit Shqiptar është investimi në Lidership dhe Inteligjencen Emocionale. https://prointegra.ch/shpresa-e-avansimit-te-kombit-shqiptar-eshte-investimi-ne-lidership-dhe-inteligjencen-emocionale/

3.Çitaku, F. (2020). Arsyst kryesore përse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neoroshkenca, është e domosdoshme për tër botën.  https://gazetashendeti.com/arsyet-kryesore-pse-nje-qasje-e-re-e/

4.Chevane A., Çitaku F. , Violato C., Khan Y.H., Çitaku Preteni L., Waldrop M.(2017). Effective Leadership Style in Extractive Industry: A Case

Study of Emerging Companies in Mozambique.Open Science Journal 2(4).

5.Mano, S. Çitaku,F. Zillioux, D. Waldrop, M. Journal of Global Oncology, no. 4 (December 2018) 1-4. PMID: 30321095.

Rreth Autorëve:

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top