Përse liderët duhet të kenë kompetenca të lidershipit? Kaosi politik në botë, duke përfshirë këtu edhe SHBA dhe shtetet shqiptare është produkt i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale shumë të ulët. Gjuha shumë e vrazhdë dhe akuzimet ndaj njëri-tjetrit nëpër debatet televizive, në parlamente, në ministri dhe grupe punuese dëshmojnë se shumica e politikanëve shqiptarë kanë shumë nevojë të investojnë në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale.
Çfarë është Lidershipi dhe pse ka rëndësi jetësore për popullin?
Teoria më bashkëkohore e shkencës së lidershipit e përkufizon lidershipin si një proces, i cili ndihmon individin dhe shoqërinë të zhvillohen dhe të arrijnë maksimumin e potencialeve kognitive, intelektuale, emocionale dhe sociale. (Çitaku et al., 2012). Shkencëtarët e lidershipit (Chevane A., Çitaku, Violato, Khan Çitaku-Preteni, Ëaldrop (2017) theksojnë se, udhëheqësit mund të përshtatin stile të ndryshme të lidershipit në rolin e tyre në varësi të aftësive të atyre që ata drejtojnë̈, kompleksitetit dhe strukturës së rolit, situatës mjedisore, marrëdhënieve shoqërore dhe, aftësive të tyre personale si lidere apo lider.
Bazuar në teorinë e shkencës së lidersipit sipas Çitakut (Çitaku et al. 2012), rreziku më i madh që i kanoset botës sot janë liderët politikë që udhëheqin dhe nuk kanë kompetenca të lidershipit. Çitaku në vitin 2012 në studimin e tij shkencor, për të zbuluar kompetencat e lidershipit investigoi gjashtë shtete përndimore, tri gjermano-folëse (Austria, Gjermani dhe Zvicera) dhe tri anglo-folëse (Kanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe). Në studimin e tij ishin të përfshirë njerëz në pozitat kryesore në fushat ku ata vepronin. Të gjeturat e këtij studimi u publikuan në revistën prestigjioze shkencore British Medical Journal (BMJ) dhe zbulimi i këtij modeli i dha shkencës së lidershipit një ngritje të madhe duke dëshmuar se, kompetencat e lidershipit mund të studiohen empirikisht.
Modeli i kompetencave të lidershipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), përmban pesë komponente siç janë: përgjegjësia sociale, inovacioni, menaxhimi i vetvetes, menaxhimi i punës dhe orientimi i drejtë. Në këto pesë komponentë janë të përfshira 63 kompetenca të lidershipit, të cilat janë të operacionalizuara dhe mund të mësohen.
Arsyet kryesore pse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neuroshkenca, është e domosdoshme për tërë botën
1.Në Politikë aktualisht në mbarë botën kemi Lidership jo-kompetent
“Kërcënimi më i madh për tërë botën sot vjen nga udhëheqja jo-kompetente. Bazuar në hulumtimet më aktuale shkencore nga Shkenca e Udhëheqjes (Çitaku et al. 2012, 2017, 2018, 2019) kërcënimi më i madh për tërë botën sot vjen nga udhëheqja jo-kompetente. “
Rezultatet: shumë kriza lufte, katastrofa e ndryshimit të klimës, standarde të ulëta arsimore, kujdes i ulët shëndetësor me paradigmë të vjetër, e cila po kontribuon shumë pak në mirëqenien.
2.Në Arsimin aktualisht në mbarë botën kemi Lidership jo-kompetent
“Qendra Yale për Inteligjencën Emocionale, kohën e fundit anketoi 22,000 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Shtetet e Bashkuara, duke u kërkuar atyre të përshkruajnë se si ndihen në shkollë. Shtatëdhjetë e pesë përqind e fjalëve që përdorën ishin negative; të lodhur, të mërzitur dhe të stresuar ishin tre të parët.
3.Në vendin e punës, aktualisht në të gjithë botën, kemi Lidership jo-kompetent.
Nevoja për një Revolucion Emocionesh në Vendin e Punës është më e madhe se kurrë më parë. “Gallup raporton se 70 përqind e punëtorëve amerikanë nuk janë të kënaqur në vendin e punës ” dhe një studim i Universitetit Stanford tregon se më shumë se 120,000 vdekje mund t’i atribuohen stresit në vendin e punës. “
4.Cila është zgjidhja e kësaj gjendje tmerruese, në të cilën jemi?
“Nëse duam që drejtuesit tanë të përmirësohen, duhet t’u sigurojmë atyre njohuri më të reja të udhëheqjes, të përfituara nga rezultate të fuqishme dhe të besueshme të kërkimit shkencor”. (Çitaku, 2019)
Më poshtë gjëni 63 kompetenca sipas Modelit të Kompetencave të Lidershipit sipas Çitakut (Çitaku et al., 2012), të cilat mund të mësohen:
1.Ruajtja e cilësisë
2.Planifikimi / rekrutimi me sukses
3.Cilësia e vendimmarrjes të personelit
4.Ruajtja e sigurisë
5.Rritja e njohurive te detyrës
6.Eliminimi i barrierave ndaj performancës
7.Menaxhimi i detyrave strategjike
8.Komunikimi me komunitetin
9.Është një shembulli I mire per te tjeret
10.Njohja e drejtësisë ne organizatë
11.Njohja e rregulloreve ligjore
12.Politika e dyerve të hapura
13.Shpjegimi i vendimeve me respekt
14.Udhëheqës shërbëtor
15.Shpërndarja e shpërblimeve në mënyrë të drejtë
16.Përgjegjësia për të tjerët
17.Etika financiare
18.Ndershmëria dhe integriteti
19.Të jesh i përgjegjshëm
20.Menaxhimi i kohës
21.Orientimi i qëllimit
22.Marrja e iniciativave
23.Përpjekja: të arrihen qëllimet
24.Përhershmi: përkundër sfidave
25.Vetë-kontrolli
26.Tolerancë ndaj stresit
27.Përshtatshmëria
28.Vetë-mbështetja
29.Mësim i vazhdueshëm
30.Gadishmeria për të kërkuar feedback
31.Komunikimi me kolegët
32.Dëgjimi aktiv
33.Kontribuon në lehtësimin e diskutimit
34.Zhvillimi i kontakteve të jashtme
35.Njohuri psikologjike
36.Perceptimi social
37.Mbajtja dhe ushqimi i marrëdhënieve
38.Marrja e përgjegjësive
39.Orientimi i të tjerëve
40.Vendosja e qëllimeve për të tjerët
41.Përforcimi i suksesit
42.Zhvillimi dhe ndërtimi i skuadrave ne organizate
43.Njohja e parimeve të të mësuarit
44.Vlerësimi i të tjerëve
45.Stërvitja, zhvillimi, udhëzimi
46.Kooperativiteti
47.Zgjidhja e konflikteve / negociatave
48.Ndarja e Fuqizimit
49.Mendje politike
50.Të menduarit kritik
51.Zgjidhja kreative e problemeve
52.Identifikimi i problemeve
53.Kërkim përmirësimi
54.I hapur ndaj ideve
55.Bashkëpunimi
56.Sistemet e perceptimit
57.Vlerësimi i pasojave
58.Vizionar
59.Menaxhimin e së ardhmes
60.Ndjeshmëria ndaj situatave
61.Sfidimi i status quo-së
62.Marrja më inteligjencë e rrezikut mbi supe
63.Inicimin e ndryshimeve
Referencat:
1.Çitaku F, Violato C, Beran T,et al. Leadership competencies for medical education and healthcare professions: population-based study. BMJOpen2012;2:e000812.doi:10.1136/bmjopen-2012-000812
2.Çitaku, F. (2019). Shpresa e avansimit të Kombit Shqiptar është investimi në Lidership dhe Inteligjencen Emocionale. https://prointegra.ch/shpresa-e-avansimit-te-kombit-shqiptar-eshte-investimi-ne-lidership-dhe-inteligjencen-emocionale/
3.Çitaku, F. (2020). Arsyst kryesore përse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neoroshkenca, është e domosdoshme për tër botën. https://gazetashendeti.com/arsyet-kryesore-pse-nje-qasje-e-re-e/
4.Chevane A., Çitaku F. , Violato C., Khan Y.H., Çitaku Preteni L., Waldrop M.(2017). Effective Leadership Style in Extractive Industry: A Case
Study of Emerging Companies in Mozambique.Open Science Journal 2(4).
5.Mano, S. Çitaku,F. Zillioux, D. Waldrop, M. Journal of Global Oncology, no. 4 (December 2018) 1-4. PMID: 30321095.
Rreth Autorëve:
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)
Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.