Këshilla & Arsye

April 2, 2019 | 11:46

Profesionet që shkaktojnë më shumë pagjumësi…

Nuk ka gjë më të kënaqshme e relaksuese sesa një gjumë i mirë, megjithatë ka shumë gjëra të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tuaj. Duke filluar nga ajo çfarë hani e deri te koha kur pini kafenë e fundit, çdo gjë ka ndikim në gjumë, duke përfshirë edhe karrierën.

Sipas hulumtimeve nga ‘Hillarys’, sasia mesatare e gjumit që bëni brenda një nate varet shumë nga puna që keni, ku punëtorët e mjekësisë pushojnë më pak (mesatarisht vetëm 4 orë e 15 minuta), ndërkaq ata që merren me industrinë e flokëve dhe bukurisë bëjnë dyfishin e gjumit (një mesatare prej 9 orëve e 40 minuta në natë).

Në këtë anketim, rreth 5,000 britanikë janë nëse mendojnë se po flenë mjaftueshëm, ku vetëm 11% prej tyre janë përgjigjur me “PO”. Pjesa e mbetur, pra 89%, besojnë se flenë më pak se sa u nevojitet. Sidoqoftë, hulumtuesit i kanë pyetur dhe për punën që bëjnë dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes karrierës dhe sasisë së gjumit.

Sipas tyre, punëtorët e këtyre pesë industrive priren të flenë më pak:

  1. Punëtorët e shëndetësisë – 4 orë e 15 minuta
  2. Mbrojtësit e rendit dhe ligjit – 4 orë e 30 minuta
  3. Mësuesit – 4 orë e 35 minuta
  4. Gazetarët – 4 orë e 50 minuta
  5. Industria e turizmit – 5 orë

Ndërkaq, këto janë pesë industritë ku duhet të punoni nëse dëshironi të flini sa më shumë:

  1. Industria e flokëve dhe bukurisë – 9 orë e 40 minuta
  2. Telemarketing – 8 orë e 45 minuta
  3. Sigurim – 8 orë e 20 minuta
  4. Tekstil – 8 orë e 15 minuta
  5. Ndërtimtari – 8 orë e 10 minuta.

Të gjithë të anketuarit kanë thënë se stresi dhe konsumimi i lartë i kafeinës janë ndër faktorët kryesorë që i mbajnë zgjuar gjatë natës.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top