“Përshëndetje Ana, uroj që të ketë një stol miqësie në oborrin e shkollës. Duhet të jetë me ngjyrë dhe duhet të ketë një shenjë që lexon “stoli i miqësisë”, në mënyrë që ata që ndihen të vetmuar të ulen në të dhe ata që e shohin atë të ulur ta pyesin: “A doni të luani me mua?” Kjo është kërkesa e një nxënëseje 9-vjeçare që ndjek një shkollë në Burgos, Spanjë. Fëmija ishte ftuar nga mësuesi i saj të dërgonte sugjerime në adresën postare të shkollës, në mënyrë që kërkesa e saj të përmirësohej.
Në letrën e vajzës, e cila aktualisht është në klasën e katërt të shkollës fillore, ka një vizatim të një stoli me ngjyrë dhe një “faleminderit” të shkruar me shkronja të mëdha. Ky sugjerim filloi të bëjë xhiron e rrjetit, pasi mësuesi i shkollës e shpërndau letrën në llogarinë e tij në Facebook. Postimi rezultoi të ishte frymëzues për shumë njerëz.
Sidoqoftë, kjo letër është frymëzuar nga historia e një fëmije tjetër me emrin Acacia Woodley. Vajza 10-vjeçare amerikane lindi pa një dorë dhe me vetëm dy gishtërinj në tjetrën, kështu që fëmijëria e saj ishte shumë e vështirë, pasi ajo ishte gjithnjë e refuzuar dhe në shënjestër të ngacmuesve në të gjitha shkollat që ajo ndiqte.
Në këtë mënyrë fëmija i Burgos, mori frymëzim nga ideja e Acacia, e cila i kishte dorëzuar të njëjtin propozim drejtorit të shkollës së saj në vitin 2013. Në letrën e dërguar fëmija shpjegonte se kishte kuptuar se: “Nuk ishin vetëm njerëzit që ngacmonin ata që kishin nevojë për ndihmë, por edhe ata që janë ngacmuar kanë nevojë për të”.
“Stenda e miqësisë” e Acacia është pikturuar në ngjyra të ndryshme dhe mbi të janë shkruar fjalët “respekt”, “ëndërr”, “ndershmëri”, “guxim”. Ideja ishte të krijohej një stol ku fëmijët të mund të gjenin shoqëri kur ndiheshin të vetmuar ose të çorientuar. Drejtoresha u tregua e gatshme për të verifikuar efektivitetin e stolit në shkollën e saj.
Pas suksesit në Florida, nëna e Acacia themeloi shoqatën Tiny Girl, Big Dream, e cila e solli këtë iniciativë në qindra shkolla.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=gsgDNsbSUyY
Burimi / https://curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.