Të gjitha femrat (ose të paktën pjesa më e madhe e tyre) ëndërrojnë që propozimi për martesë të jetë një surprizë e bukur dhe unike. Të shumta janë mënyrat se si djemtë romantikë, kanë zgjedhur për t’i kërkuar në martesë të dashurat e tyre, por ideja e këtij djali është shumë e veçantë.
Timothy u njoh me të dashurën e tij 3 vite më parë, por ata jetoni në distancë për një farë kohe. Candice tregon se të dy ata i shkruan shumë letra njëri-tjetrit. Ajo, në tre vite kishte marrë 14 letra dashurie nga i partneri i saj, por pa e kuptuar se në to fshihej një mesazh sekret. Letrën e parë ajo e kishte marrë dy javë pasi ishin njohur, e më pas kishin pasuar edhe të tjerat. Por se cili ishte mesazhi sekret ajo e kuptoi vetëm pak kohë më parë, kur i dashuri i la një letër në shtrat dhe pasi u zgjua lexoi se pasi të vishej bukur dhe të bëhej gati, duhej të zbriste në dhomën e ndenjes.
“Hapa derën dhe korridori dhe shkallët ishin mbushur plot petale dhe qirinj… zemra më rrahu fort dhe e kuptova se kishte ardhur dita për një vendim të rëndësishëm. Kur zbrita në dhomën e ndjenjës, mbi tryezë gjeta të gjithë letrat e dashurisë që ai më kishte nisur në këto 3 vjet lidhje. Por nëse ato i vendosnin njëra pas tjetrës, shkronja e parë e secilës letër formonte fjalia “A do të martohesh me mua”, ka treguar për “Daily Mail Candce.
Letrat e vendosura mbi tavolinë njëra pas tjetrën, finalizoheshin dhe me një unazë fejese,… e sigurisht që përgjigjja e saj ishte ‘po’!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.