Në fokus

March 17, 2017 | 14:06

Provimet e maturës, dalin datat për mbetësit

Maturantët që ngelin në një ose disa provime të maturës kanë mundësi të testohen në fundin e muajit gusht, deri në javën e parë të shtatorit. Me një udhëzim të posaçëm, Ministria e Arsimit ka caktuar që tani rregullat dhe datat e provimeve të vjeshtës.

1

Ato nisin me Gjuhën Shqipe më 26 gusht, tri ditë më pas është provimi i Matematikës, ndërsa më datë 1 dhe 6 shtator do të jepen provimet e Gjuhës së Huaj dhe lëndët me zgjedhje. Si kohëzgjatja dhe hartimi i testit do të jenë të njëjta me ato të sesionit të parë.

Sipas udhëzimit të firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, provimet e lëndëve me detyrim zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërsa ato me zgjedhje 3 orë. Secili test përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa që vlerësohen përkatësisht me nga një pikë dhe 12 të tjerat me zgjidhje, dhe që përmbajnë 37 pikë nga testi me 50 pikë në total.

Provimet me zgjedhje kanë tjetër strukturë: 20 pyetje, nga të cilat 10 me detyrim dhe 10 me alternativa, për të grumbulluar 30 pikë gjithsej. Në sesionin e dytë të provimeve të maturës nuk marrin pjesë vetëm mbetësit.

Përveç kësaj kategorie, kanë të drejtë të testohen edhe ata që nuk kalojnë dot vitin shkollor, maturantët e vjetër, të cilët nuk kanë dhënë provimet e maturës, si dhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit. Për të vijuar garën në universitete, ata duhet të aplikojnë më parë me formularin A1Z, të cilin kanë tri ditë kohë për ta plotësuar, nga data 21-23 gusht. Procesi ndiqet në shkollën ku ata kanë përfunduar arsimin e mesëm.

Udhëzimi parashikon që këto të fundit të njoftojnë kandidatët për datat, mjedisin dhe orën e provimeve të sesionit të dytë.

/Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top