Aktualitet

December 1, 2022 | 9:00

Pse 1 dhjetori festohet si Dita Botërore e SIDA-s? Ja se cila është tema, historia dhe rëndësia e tij

Globalisht, Dita Botërore e SIDA-s përkujtohet çdo vit më datën 1 dhjetor. Sipas raportit të UNAIDS-it për Ditën Botërore të SIDA-s 2022, kjo sëmundje  ka vënë në rrezik miliona jetë, por, Kombet e Bashkuara  së fundmi kanë vendosur se ju kanë mbetur vetëm tetë vjet  nga synimin  që ata kanë për eliminimin e SIDA-s i cili ,tanimë është kthyer në  një kërcënim global për shëndetin.

DITA BOTËRORE PËR SIDA 2022: TEMA

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të SIDA-s është “Të vëmë veten në provë: Arritja e barazisë për t’i dhënë fund HIV-it”. Qëllimi është të inkurajohen njerëzit anembanë globit që të bashkohen dhe të punojnë për eliminimin e pabarazive që krijojnë pengesa për testimin, parandalimin dhe aksesin ndaj HIV-it.

DITA BOTËRORE PËR SIDA: HISTORIA

Dita Botërore e SIDA-s është një mundësi për të ndërgjegjësuar dhe përkujtuar ata që kanë humbur jetën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n. Ai feston gjithashtu rritjen e aksesit në shërbimet e trajtimit dhe parandalimit.

Dita Botërore e SIDA-s, e miratuar në vitin 1988, ishte dita e parë ndërkombëtare për shëndetin global. Që atëherë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara, qeveritë dhe shoqëria civile mblidhen për fushata në lidhje me HIV-in, çdo vit.

Deri në vitin 2004, UNAIDS mori drejtimin në fushatën për Ditën Botërore të SIDA-s. Pas kësaj, Komiteti Drejtues Global i Fushatës Botërore të AIDS-it filloi të zgjidhte një temë për ditën. Kjo ndodhi në konsultim me shoqërinë civile, organizatat dhe agjencitë qeveritare të përfshira në përgjigjen ndaj SIDA-s.

Si pjesë e fushatës, ata punojnë drejt ndërgjegjësimit me disa aktivitete që zhvillohen në mbarë globin. Kjo përfshin njerëzit që mbajnë një fjongo të kuqe, simboli universal i ndërgjegjësimit, mbështetjes dhe solidaritetit me njerëzit që jetojnë me HIV; duke u dhënë zë atyre dhe duke mbledhur fonde në mbështetje të komuniteteve.

DITA BOTËRORE PËR SIDA: RËNDËSIA

Dita Botërore e SIDA-s përkujtohet si një kujtesë se HIV nuk është zhdukur. Njerëzit dhe qeveritë në mbarë globin duhet të ndërgjegjësohen dhe të rrisin ndërgjegjësimin për realitetin e SIDA-s dhe sëmundjeve të lidhura me të. Dita është gjithashtu një kujtesë se shumë komunitete kanë ende një nevojë kritike për rritjen e fondeve.

Ekziston gjithashtu nevoja për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV-in dhe ndikimin e tij në jetën e njerëzve. Shpesh, këto sëmundje kanë një stigmë dhe njerëzit që jetojnë me to përballen me diskriminim në disa fusha të jetës së tyre. Dita Botërore e SIDA-s përkujtohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të punuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top