Në fokus

April 19, 2017 | 10:16

Pse bëhemi të dhunshëm? Sindroma burnout

Sindroma e burnout-it shkaktohet nga stresi në punë, i cili krijon gjendje lodhjeje fizike, emocionale ose mendore, duke ndikuar dukshëm në vetëbesimin tonë. Në këtë rast, një nga karakteristikat thelbësore është humbja graduale e interesit për punën, sensin e përgjegjshmërisë, duke arritur deri në krijimin e depresioneve të thella dhe mund të na shtyjë drejt depresioneve të thella.

2

sonila-grudaSindroma e burnout-it: “i djegur” në vendin e punës

Përshkrimet e para rreth kësaj “gjendjeje” datojnë rreth vitit 1969 që shërbejnë për të shpjeguar sjelljen e çuditshme që kishin pasur disa policë në atë kohë. Në 1974 Freudenbergeru u mor me studime hulumtuese të tipit sistematik, duke i dhënë dhe një përshkrim të posaçëm, ku dhe mori formën e sindromës. Ky qe një ndër hulumtimet e para. Në 1986 psikologët amerikane C. Maslach dhe S. Jackson definojnë si “një sindromë të lodhjes emocionale, të depersonalizimit dhe të uljes së realizimeve personale që ndodh në individë, të cilët punojnë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët”.

Çfarë është sindroma e burnout dhe si manifestohet?

Kjo sindromë është një përgjigje ekstreme ndaj stresit kronik që shkaktohet në punë, duke krijuar kështu pasoja negative si në marrëdhëniet e punës, si personalitetin tonë gjithashtu edhe në aspektet organizative dhe sociale të jetës. Duke u nisur nga vitet ‘80, hulumtuesit kanë filluar të shfaqin haptazi gjithnjë e më tepër interes për këtë fenomen, por deri në vitet ’90 dihej shumë rreth shkaqeve dhe pasojave. Gjatë asaj periudhe dhe më vonë u zhvilluan modele të ndryshme për të shpjeguar këtë problem në mënyrë të tillë për të arritur për t’i dhënë përgjigje dhe për të siguruar strategji ndërhyrjeje dhe parandalimi, për të përballuar në mënyrë sa më efikase këtë problematikë që po bëhet gjithnjë e më e pranishme, ku rastet me sindromën e burnout shtohen ditaditës. Edhe pse ka patur shumë studime dhe kërkime rreth kësaj çështjeje, ekzistojnë akoma interpretimet e ndryshme se cilat mund të jenë ndërhyrjet më të përshtatshme: bazuar mbi individin, apo ato rreth kontekstit social ose organizativ, duke u përqendruar në kushtet e punës. Këto mospërputhje mund ta kenë origjinën e tyre dhe nga kontekstet kulturore. Për ta kuptuar nëse ndryshimet kulturore kanë të bëjnë apo jo me interpretimet e ndryshme, na vijnë në ndihmë studimet e kryera nga Maslach, Schaufeli e Leiter (2001), të cilët kanë zbuluar që ekzistojnë disa ndryshueshmëri/ diferenca cilësore nëse krahasojmë profilin Amerikan me atë Europian. Sipas këtij studimi profili europian tregon nivele më të ulëta të lodhjes dhe të cinizmit. Pavarësisht kontinentit në të cilin jetojmë, ka disa gjëra thelbësore, të cilat duhet të dihen para se të veprojmë në kohë për ta parandaluar ose korrigjuar. 

Kush është i rrezikuar për Burnout-in?

Mund të jeni më të prirur të përjetojmë burnout nëse: identifikoheni me punën deri në atë pikë sa mungon një ekuilibër i arsyeshëm në mes punës dhe jetës personale. Punë të tilla ku: punëtorët në vendin e kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me klientët. Kjo nuk do të thotë që kjo sindromë nuk mund të zhvillohet në punë ku marrëdhënia nuk është direkte me klientin, por përgjithësisht, mjekët, infermierët, konsulentët, asistentët socialë, mësuesit, shitësit derë më derë, anketuesit, kamerierët dhe shumë zanate dhe profesione janë më të rrezikuar. Kur ndjejmë që kemi pak ose aspak kontroll në punë. Nëse puna është tejet monotone. Si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga sindroma e burnout-it në punë? Shtrojini vetes pyetjet e mëposhtme: A konsideroheni cinik apo kritik në vendin e punës? Tërhiqni veten zvarrë për të shkuar në punë dhe kur mbërrini keni probleme për të rifilluar punën? Jeni shndërruar në irritues ose i paduruar me kolegët apo klientët? Ju mungon energjia për të qenë produktiv në mënyrë konstante? Nuk jeni të kënaqur me atë që keni arritur? Jeni të zhgënjyer me punën tënde? Hani shumë? Keni filluar të konsumoni drogë apo alkool për t’u ndjerë më mirë? Ju kanë ndryshuar ritmet e gjumit apo oreksi për shkak të punës? Jeni të shqetësuar për dhembjet e kokës që nuk arrini të gjeni shpjegim, dhembjet e shpinës apo probleme të tjera fizike? Nëse i jeni përgjigjur me PO njërës nga këto pyetje, mund të bëhet fjalë për burnout. Nëse është kështu, atëherë është mëse e nevojshme që të bëni një kontroll te mjeku juaj ose tek një profesionist i mendjes, megjithatë, disa nga këto simptoma mund të tregojnë edhe kushte të caktuara shëndetësore, si për shembull: çrregullim i tiroides ose depresion.

1Si manifestohet burnout? Cilat janë simptomat?

Me anën e lodhjes: që shkakton tek individi si lodhje mendore, fiziologjike, fizike dhe psikike, humbje të energjive, lodhje emotive. Depersonalizimi: manifestohet në qëndrimet negative ndaj përdoruesve, klientëve, rritje irritimi, shoqëruar me humbje të motivimit. Kur marrëdhëniet në punë bëhen të forcuara, mund të arrihet drejt dehumanizimit në atë pune. Mungesa e realizimit vetjak: Zvogëlohet vetëvlerësimi, rritet ndjenja e frustrimit, sjellje agresive.

Cilat janë shkaqet e burnout në punë?

Burnout-i nga puna mund të jetë si pasojë e faktorëve të ndryshëm: nga individi dhe personaliteti i tij (toleranca ndaj stresit dhe frustrimit), dhe aftësive organizative (mangësi në përkufizimin e punës, ambientin e punës dhe stilin e lidershipit). Shkaqet më të zakonshme janë ato të mëposhtmet. Mungesa e kontrollit. Paaftësia për të ndikuar në vendime të ndryshme që i përkasin punës: si programit tuaj. Detyrat apo ngarkesat e ndryshme që mund të ju çojnë drejt një burnout-i nga puna. Kur nuk ndjeheni të sigurt rreth shkallës së autoritetit që keni ose se çfarë të tjerët presin nga ju. Shpesh këto gjëra ju shtyjnë të mos ndiheni rehat në vendin e punës. Dinamikat jofunksionale në punë. Kjo ndodh kur punohet me njerëz të vështirë në punë, kur ndiheni i nënvlerësuar nga bashkëmoshatarët ose shefi juaj nuk e vë re punën tuaj. Mospërputhje rreth raporteve që krijoni në punë. Nëse puna nuk kënaqin interesat dhe aftësitë tuaja, mund të bëhet me kalimin e kohës gjithnjë e më stresuese. Ekstremitetet e aktivitetit. Kur një punë është gjithnjë monotone ose kaotike, është nevoja e vazhdueshme për të qëndruar e përqendruar, ka nevojë për energji. Këto aspekte mund të kontribuojnë në rritjen e niveleve të lodhjes. Mungesa e mbështetjes sociale. Nëse ndiheni të izoluar në punë dhe në jetën tuaj personale, mund të ndiheni më të stresuar. Çekuilibër mes punës, familjes dhe jetës shoqërore. Nëse puna juaj merr shumicën e kohës tuaj në shumicën e rasteve ju mbetet pak kohë të kaloni pranë familjes dhe miqve. Kjo krijon stres tek ne. 

Cilat janë pasojat e lodhjes në punë?

Stresi që rritet çdo ditë e më shumë, lodhje, pagjumësi, depresion, gjendje ankthi, rritet mundësia për përdorimin e alkoolit dhe i abuzimit me substanca, probleme kardiovaskulare, rritje e kolesterolit. Obezitet. Rritet ndjeshmëria ndaj sëmundjeve të ndryshme si: ulcerat, humbje në peshë, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, çrregullime gastrointestinale, alergji, astma, çrregullime të ciklit menstrual. Mbani mend: në qoftë se ju mendoni se mund të jeni duke përjetuar burnout, mos i injoroni simptomat. Shkoni të bëni një vizitë të posaçme tek mjeku juaj ose tek një psikolog për të identifikuar problemin dhe për të kuptuar ka dëmtuar psikikën tuaj. Cila është mënyra më e mirë për të përballuar burnoutin? Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me Burnout-in në punë, ju duhet të filloni të veproni: të menaxhoni faktorët stresues që shkaktojnë Burnout-in në vendin e punës. Pasi të identifikoni shkaqet dhe shkaktarët, ju mund të bëni një plan për të zgjidhur problemet. Vlerësoni mundësi të ndryshme për të dalë nga ky problem. Diskutoni rreth problemeve specifike me eprorët tuaj. Mund të punoni së bashku për të ndryshuar pritshmëritë dhe situatën apo për të arritur gjetjen e një kompromisi ose një zgjidhjeje. Rregulloni qëndrimin tuaj. Nëse jeni shndërruar në një person cinik në punë, merrni në konsideratë mënyra të ndryshme për të përmirësuar prospektiven tuaj. Mundohuni të rizbuloni aspekte të kënaqshme që ofron puna juaj. Stabilizoni marrëdhënie pozitive me kolegët për të pasur rezultate pozitive. Mundohuni që të kaloni kohë jashtë punës duke bërë gjërat që ju pëlqejnë. Kërkoni mbështetje, si me kolegët, miqtë, të dashurit apo persona të tjerë, mbështetja dhe bashkëpunimi mund t’ju ndihmojë të menaxhoni stresin e punës dhe ndjenjat e lodhjes. Nëse vendi ku punoni ofron programe mbështetjeje, mundohuni të përfitoni nga ky shërbim. Jepini vlerë interesave, aftësive dhe pasioneve tuaja. Pasi të bëni vlerësimin e duhur rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar stresin në punë, mund të vendosni nëse duhet të konsideroni një punë alternative, që është më pak e vështirë ose që i përshtatet më së miri interesave tuaja. Mundohuni të bëni aktivitet fizik, shëtitje të gjata, ekskursione, shëtitje me biçikletë. Një aktivitet fizik i rregullt mund t’ju ndihmojë të menaxhoni stresin, por edhe të shkëpusni spinën nga probleme në punë dhe të mendoni për tjetër gjë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top